KAOS DHE DHUNË NË MAQEDONI

Në Maqedoni sot po ndodh kaos dhe dhunë. Është e paimagjinueshme që nëpunësit e sigurimit në Parlamentin e Maqedonisë fizikisht t’i sulmojnë të zgjedhurit e popullit nga radhët e opozitës, t’i rrahin dhe t’i tërheqin zvarrë nëpë korridore.

Para syve të opinionit të Maqedonisë dhe të botës, sot në Maqedoni u suspenduan të gjitha rregullat dhe parimet e demokracisë, Kushtetuta dhe ligjet.

Civil – Qendra për Liri në mënyrën më të ashpër ashpër e dënon dhunën mbi qytetarët, përfaqësuesit e tyre në Parlament dhe gazetarët.

Apelojmë për urtësi dhe për kthimin  e pushtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në Parlament, në rrugët e kryeqytetit dhe në mbarë vendin.

Përfaqësuesit qeveritarë dhe majoriteti parlamentar, si dhe strukturat udhëheqëse të sigurimit dhe policia dhe dhunuesit nga radhët e këtyre strukturave menjëherë të kërkojnë falje nga populli i Maqedonisë dhe të bartin përgjegjësi për veprimet e veta.

Violence in the Macedonian Parliament

Violence in the Macedonian Parliament (plusinfo.mk)

This post is also available in: Maqedonisht, Anglisht

You can leave a response, or trackback from your own site.
 
 

PUBLIKIM PARAPRAK

PUBLIKIM PASUES