Komisioni ad-hok: Rregullorja është miratuar, sfidat ende qëndrojnë përpara!

“Si anëtarë të komisionit ad-hok, kemi qasje pozitive ndaj punës dhe nga këto arsye presim prani të rregullt nga të gjithë anëtarët. Do të bëhet çdo gjë që të sigurohet prania e rregullt e të gjithë anëtarëve. Nëse kjo nuk mund të sigurohet, për mbajtje të seancës do të jetë i domosdoshëm kuorum nga tre persona, të cilët duhet të jenë të njëzëshëm që të sjellet vendim”, deklaroi për CIVIL Media anëtari i pavarur i komisionit ad –hok, Lulzim Haziri, me çka u demantuan spekulimet se për vendim do të jenë të mjaftueshme vetëm dy vota.

564442_10154033684831057_6732812865805161109_n

Pak para miratimit të Rregullores së Punës, i cili është zhvilluar pa pengesa dhe probleme më të mëdha, Haziri theksoi se Rregullorja e punës paraqet bazë sipas të cilës më tej do të punojnë.

“Rregullorja është miratuar, bëhet fjalë për akt intern, i cili siguron punë me minimum pengesa të komisionit. Edhe pse e dimë se nuk do të jetë lehtë, mundohemi të krijojmë atmosferë pozitive brenda në komision. Miratimi i Rregullores u zhvillua në atmosferë të qetë, por na pret punë serioze. Kur do të duhet të deklarohemi për monitorimin kuantitativ dhe kualitativ të punës së mediave, atëherë do të ballafaqohemi me sfida më serioze”, theksoi Haziri.

Me këtë rast, CIVIL Media bisedoi edhe me Zoran Stefanovski, kryetar i mëparshëm i Kësillit për Radiodifuzion.

63F8C304D8291743921360B81F580108

“Gjatë tërë kohës insistojmë që vendimet të sjellen me shumicë të thjeshtë, dhe për këtë arsye kam reaguar në mënyrë negative ndaj komenteve se nëse janë vetëm tre anëtarë të pranishëm, do të mjaftojnë dy vota, ndërsa kjo nuk është shumicë. Prania e tre anëtarëve është e mjaftueshme për kuorum, për është e domosdoshme që vendimi të jetë unanim, sepse tre vota paraqesin shumicë të thjeshtë nga pesë, sa është numri i anëtarëve. Nëse dikush nga anëtarët e partise vendos të bojkotojë e të mos vijë në seancë, kjo nuk do të thotë që komisioni duhet të ndalojë së punuari, mirëpo të pranishmit duhet të jenë unanim. Për çdo vendim duhet të ketë tre vota”, është qëndrimi i Stefanovskit.

Sipas marrëveshjes politike, periudha për ndjekjen e informimit të mediave veç më filloi, mirëpo, që komisioni të fillojë me punë, ishte e domosdoshme Rregullorja e punës, e cila u miratua sot.

M.Tegovska