Pasi refuzoi tre padi si të pabaza nga LSDM kundër vendimeve të KSHZ, për vendvotimet 2010 dhe 2025 në Komunën e Tearcës, dhe për vendvotimin 1978 në Komunën e Tetovës, në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore dhe e mori në konsideratë padinë e kësaj partie kundër vendimit të KSHZ, me çka është anuluar votimi në vendvotimin numër 2011 në Komunën e Tearcës, Gjykata Administrative njëzëshëm e ka marrë në konsideratë edhe padinë e VMRO – DPMNE për vendimin e KSHZ për rivotim në vendvotimin 0396/1, Komuna Gostivar.
Gjykata e ka anuluar vendimin e KSHZ, për ankesën e Besa-s për parregullsi gjatë votimit në vendvotimin 0396/1, pasi që me ekspertizë është gjetur se dikush tjetër ka votuar në emër të qytetares Fatime Sulejmani. Megjithatë, sipas nenit 150, paragrafi 3 nga Kodi Zgjedhor. Gjykata ka miratuar padinë e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe ka ndryshuar vendimin e KSHZ, për anulimin e rezultatit nga votimi në vendvotimin numër 0396/1, komuna Gostivar, Njësia Zgjedhore numër 6, duke e refuzuar ankesën e Besa-s si të parregullt.
Gjykata ka gjetur se ankesa e Besa-s nuk përmban nënshkrim nga dorëzuesi i ankesës, gjegjësisht, të përfaqësuesit të autorizuar Blerim Sejdiu, as kuti elektronike për pranim të asaj me shkrim, për arsye se, sipas Gjykatës ka vendosur se KSHZ në mënyrë të gabuar e ka aplikuar të drejtësinë materiale, duke vepruar sipas ankesës, pa nënshkrim.
Vendimi i Gjykatës Administrative është përfundimtar dhe në Gostivar nuk do të ketë rivotim.
This post is also available in: Macedonian