Edhe përskaj ankesës së pranuar të VMRO-DPMNE për Gostivar, sipas Nikolla Todorov, partia mbetet në qëndrimin e shprehur në Shpalljen e Komitetit Ekzekutiv. Do të thotë, VMRO –DPMNE nuk do të merr pjesë në rivotimin në Tearcë të dielën dhe nuk do ti pranojë rezultatet, si dhe nuk do të lejon as “funksionimin e institucioneve të cilat nuk e kanë legjitimitetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, çfarëdo që do të thotë kjo...
Pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Administrative se është pranuar padia e LSDM, se votimi në Tearcë është anuluar dhe se do të ketë rivotim, shefi i Shtabit Zgjedhor të VMRO-DPMNE, Nikolla Todorov, ka mbajtur konferencë për shtyp, në të cilën ka akuzuar se “LSDM dhe urdhëruesit e tyre në mënyrë të turpshme vazhdojnë me tentimin për vjedhje të fitores së pastër të VMRO-DPMNE në zgjedhjet e fundit. Gjykatësit nga Gjykata Administrative të cilët kanë votuar për pranimin e padisë së LSDM, kanë sjellë vendim kundër ligjor të drejtuar nga motive politike”, tha Todorov.
“Presionet mbi gjykatën të cilat kanë ndodhur nga LSDM, mediat e afërta me LSDM, si dhe disa faktorë tjerë nga jashtë, kanë rezultuar frytshëm – të arrihet deri te një precedent skandaloz i cili tregon për motivim politik gjatë vendimmarrjes, në vend se të punohet sipas fakteve ligjore dhe dëshmive. Një nga dëshmitë më të mëdha për vendimet e paligjshme nga Gjykata Administrative, të cilat kanë vendosur për këtë padi, është fakti se, jashtë standardeve për praktikën gjyqësore, në shpjegimin nuk janë të theksuara arsyet konkrete ligjore, dhe bazat mbi të cilat është sjellë ky vendim, por është shprehur një formulim i përgjithshëm, i cili është i pazakontë, atipik, dhe i cili largohet nga standardet ligjore, e kjo është - se kanë ndodhur një varg parregullsish. Cilat janë ato parregullsi, dhe për çfarë lloji të parregullsive bëhet fjalë, nuk tregohet në shpjegimin e gjykimit”, tha Todorov.
Ai ka akuzuar se ekziston “skenar më i madh, qëllimi i të cilit është anulimi i vullnetit të qytetarëve dhe inxhinieri post-zgjedhor për falsifikimin e vullnetit të qytetarëve dhe të zgjedhjeve”, gjegjësisht, të vidhet fitorja e VMRO-DPMNE. Todorov ka akuzuar edhe KSHZ për sjelljen e vendimeve kundër ligjore, dhe sipas tij, pastaj, makineria është drejtuar edhe nga Gjykata Administrative.
“Skenari për vjedhjen e fitores zgjedhore na bën më të fortë, më të vendosur dhe më të unifikuar në qëllimin tonë për mbrojtjen e demokracisë, për arsye se jemi në anën e popullit, drejtësisë, të drejtës dhe të vërtetës. Dhe në këtë kontekst, VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin e shprehur në Shpalljen e Komitetit Ekzekutiv të partisë nga dita e shtunë”, tha Todorov.
Sipas pikës së parë të Shpalljes të cilën e zbardhi lideri Nikolla Gruevski, “Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka sjellë vendime jo-ligjore, me qëllim të mashtrimit të vullnetit zgjedhor të popullit. Puna e KSHZ u shndërrua në parodi, kemi informata për përzierjen e disa përfaqësuesve të huaj, me qëllim të ndikimit ndaj disa anëtarë të KSHZ, dhe në drejtim të makinerisë post-zgjedhore dhe falsifikimit të vullnetit zgjedhor të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Disa nga përfaqësuesit e KSHZ nuk janë të pavarur. Vendimet e paligjshme të KSHZ mund t’i korrigjojë Gjykata Administrative. Ftojmë të mos ushtrohet presion mbi Gjykatën Administrative nga askush.
Nëse edhe Gjykata Administrative i nënshtrohet ndikimit nga jashtë dhe i vërteton vendimet e paligjshme të KSHZ dhe me këtë i merret fitorja VMRO-DPMNE-së, dhe falsifikohet vullneti i lirë i shprehur i qytetarëve të Maqedonisë, VMRO-DPMNE premton se:
Nuk do të merr pjesë në rivotimin dhe nuk do ti pranojë rezultatet nga ky rivotim. Nuk do të lejojmë që krimineli i falur Zoran Zaev të formojë Qeveri me vullnet të falsifikuar të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. VMRO-DPMNE nuk do të lejon funksionimin e institucioneve me vullnetin e falsifikuar të qytetarëve dhe funksionimin e institucioneve të cilat nuk e kanë legjitimitetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
This post is also available in: Macedonian