Mbi 1000 qytetarë në vit vdesin nga ndotja e ajrit!

Derisa sot disa shoqata ekologjike dhe eko-ekspertë në Shkup e mabin konferencën e parë shkencore kushtuar ndotjes së ajrit, në Shkup është regjistruar nivel tepër i lartë i ndotjes. Siç shkruan Green CIVIL, të dhënat nga Ministria për Mjedisin Jetësor, të cilat kanë të bëjnë me cilësinë e ajrit, kanë treguar nivel tepër të lartë të PM grimcave në Lisiçe, Gazi Babë, Qendër, dhe te rektorati i UKIM.

Përveç në kryeqytet, ndotje e madhe e ajrit është regjistruar edhe në më tepër qytete në shtetin. Kontaminim të lartë të ajrit tregojnë edhe stacionet matëse në Manastir, Kërçovë dhe Tetovë. Edhe pse në Prilep nuk ka stacion matës, edhe atje ndotja e ajrit është e madhe.

Ndotja e ajrit në Maqedoni është në nivel alarmues. PM grimcat e suspenduara arrijnë edhe deri në 1.000 mikro –granula për m2, përballë 50 mikro-granulat e lejuara.

Ekspertët shëndetësor për çdo ditë apelojnë që qytetarët, posaçërisht ata me sëmundje kronike, të mos dalin nga shtëpitë pa arsye. Ndërsa, të gjithë qytetarëve u rekomandohet qëndrim i kufizuar jashtë, për arsye se pasojat për shëndetin janë të mëdha dhe bëhen të dukshme për një periudhë shumë të shkurtë.

Edhe përskaj apelimeve, as pushteti lokal, e as ai qendror nuk ndërmarrin masa konkrete që të përmirësohet kjo gjendje, me pasoja afatgjata. Shteti nuk ka mekanizma të cilat do të kontribuojnë për normalizimin e gjendjeve. Përdorimi i materialeve të ndryshme ngrohëse ( të cilat lirojnë toksine të ndryshme në ajër), nga mijëra familje të cilat gjenden në kufirin e ekzistencës, mos aplikimi i rregullores ligjore nga firmat të cilat duhet të kenë eko-leje, por edhe problemet e pazgjidhura me groposjet nëpër tërë shtetin, kontribuojnë që Maqedonia, në shekullin 21 t’i “helmojë” qytetarët e vet.

deponija-kichevo

Shoqata ekologjike dhe eko-ekspertë sot në Shkup e kanë mbajtur  konferencën e parë shkencore të kushtuar ndotjes së ajrit.

“Ndotja e ajrit merr pjesë me 20 deri 25 % në radhën e faktorëve të cilët shkaktojnë infarkte të zemrës dhe sulme të cilat janë sëmundjet më të shpeshta. Në bazë vjetore, si pasojë e ndotjes së ajrit, vdesin nga 1.000 deri 1.200 qytetarë”, deklaroi profesori, dr- Trajçe Tafillov nga Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.

“ Djegia e lëndëve djegëse fosile janë burimet më të mëdha të ndotjes. Qofshin ato të kontrolluara ose të pa kontrolluara. Burimet e tilla janë më të mëdha por edhe më të rrezikshme, thotë Srgjan Gjorçev nga Instituti për Shëndet Publik.

Në shkallën evropiane për normat e mortalitetit nga PM 10 grimcat kancerogjene, Maqedonia gjendet në vendin e lartë të pestë.

M.Taleska

This post is also available in: Macedonian