Raportim Paraprak i CIVIL për rivotimin në Tearcë

Rivotimi në vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës mbaroi. Jozyrtarisht, LSDM ka fituar 245 vota, VMRO-DPMNE -149, PDSH-1, BDI- 1, Aleanca për shqiptarët -1, VMRO për Maqedoninë -2. Ka 3 fletëvotime të pavlefshme. Kanë votuar gjithsej 402 votues.

Kjo ditë ishte e qetë, edhe pse e tensionuar. Janë shënuar më tepër parregullsi gjatë ditëve të kaluara dhe në ditën e rivotimit.

Është vërejtur prani e madhe e policisë, mediave dhe përfaqësuesve të shoqërisë qytetare, misione vëzhguese të vendit dhe të huaja, si dhe një numër i madh i përfaqësuesve të lartë partiak.

Vëzhguesit e CIVIL-Qendrës për Liri ishin të pranishëm në Komunë që në orën e parë pas vendimit të Gjykatës Administrative për rivotimin në këtë vendvotim.

Gjatë ditëve të kaluara, në veçanti vërehej se është vendosur në funksion operacioni “ryshfet i votuesve”, me qëllim të zvogëlohet dalja e votuesve për të cilët është supozuar se do të votojnë për opozitën. Pavarësisht nga tentimet e mediave të caktuara për diskualifikim të informatave të CIVIL për ryshfet të votuesve, më në fund u dëshmuan këto raste edhe me lajmërimin nga MPB, sot në ora 14:30, sipas të cilit, për dy persona është ngritur procedurë për këtë vepër.

Vëzhguesit e CIVIL –Qendrës për Liri kanë arritur edhe deri te të dhëna jozyrtare se rreth 40 letërnjoftime të votuesve në Tearce janëm kthyer gjatë ditës së sotme në rivotimin në vendvotimin 2011.

Vëzhguesit e CIVIL e kanë vëzhguar rivotimin në vendvotimin 2011 në Tearcë nga ora 6:30. Materiali zgjedhor në vendvotimin nuk ka qenë i rregulluar me kohë, por ka qenë i tërësishëm. Votimi është mundësuar disa minuta pas orës 7.

UV llambat nuk kanë funskionuar. E para është prishur në ora 8:30 të mëngjesit, ndërsa e dyta është prishur në ora 8:55, që në ora 9:05 të vendoset se ato megjithatë funksionojnë. Tetë, ose më tepër votues janë kthyer kur UV llambat  kinse nuk kanë punuar. E çuditshme se si pikërisht këto dy llamba nuk kanë punuar sot. Bëhet fjalë për një vendvotim!

Sipas raportimeve të vëzhguesve të CIVIL-Qendrës për Liri, të cilët e kanë ndjekur rivotimin në vendvotimin 2011 në Tearcë, anëtarët e Bordit Zgjedhor kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm telefonik. Në periudhat kur nuk ka pasur votues në vendvotim, ata vazhdimisht e kanë shfletuar dhe e kanë kontrolluar Listën Zgjedhore.

CIVIL publikisht i ka përkujtuar anëtarët e Bordit Zgjedhor, se ndarja e informatave me shtabe partiake dhe mobilizimi i votuesve është në kundërshtim me ligjin dhe procedurat zgjedhore.

This post is also available in: MacedonianEnglish