Nëse ne qytetarët nuk i zgjidhim problemet, politikanët nuk do të na i zgjedhin...

Në seminarin e dytë dy ditor të ciklit të dytë nga projekti “Objektivi qytetar” që u mbajt në Veles , në organizim të CIVIL-Qendrës për Liri, përveç ligjëratave, pjesëmarrësit, të ndarë në disa grupe, morën pjesë edhe në pjesën praktike – punëtorinë për gazetari qytetare dhe regjistrimin e materialeve nëpër rrugët e Velesit. CIVIL Media sot e publikon artikullin e gazetarëve qytetarë Loreta Petrovska, Nikoletka Paneva dhe Vlatko Cekov, të cilët biseduan me një fermer nga Udova e Vallandovës, për vështirësitë me të cilat përballen kultivuesit e perimeve me plasmanin e prodhimeve të tyre në treg, për subvencionet dhe për blerjen, për mosekzistimin e shanseve për eksport në vende fqinje, për mosbesimin në politikanët...

“Më mirë është të shitet malli, të blihet, se sa të na jepen subvencione, nuk na duhen subvencione. Sa të shitet malli, unë do të fitoj para, ndërsa kështu nuk ka leverdi...Për politikanët? Në cilin të kemi besim, nuk kam më besim në asnjë! Dihet, të gjithë gënjejnë, vetëm të ulen në ulësen. Qytetarët mund të bëjnë diçka, pse të mos munden? Mundemi...Nëse ne qytetarët nuk e zgjidhim atë, ata nuk e zgjidhin, cila do parti...” thotë bashkëbiseduesi i gazetarëve qytetarë.

This post is also available in: Macedonian