Publikimi “Zgjedhjet 2016” ( raporti përfundimtar nga vëzhgimi afatgjatë i procesit politik dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë 2016) rezultoi nga projekti “Përpara!”, në periudhën nga 1 qershori deri më 31 dhjetor i vitit 2016.
“Zgjedhjet 2016” është rezultat i përkushtimit të pakursyer të qindra njerëzve të cilët punuan bashkë për krijimin e raportit dhe analizës gjithëpërfshirëse të procesit politik dhe zgjedhjeve të parakohshme në vendin.
Publikimi përfshin raporte nga terreni, analiza dhe lajmërime të cilat ishin të publikuara në civil.org.mk, e të cilat kanë të bëjnë me gjetje, rekomandime dhe kërkesa, sipas zhvillimit të krizës politike në vitin 2016.
Projekti dhe publikimi u financuan me mjete Gjermane pranë Paktit për Stabilitet për Evropën Juglindore.
Publikimi mund të merret KËTU.
This post is also available in: MacedonianEnglish