Gjendja në burgjet e Maqedonisë është më tepër se alarmuese. CIVIL –Qendra për Liri vite me radhë u bën thirrje institucioneve të ndërmarrin masa urgjente për përmirësimin e kushteve në burgjet, për respektimin e të drejtave të njeriut të personave në paraburgim dhe të burgosurve, dhe për heqjen e torturës në paraburgim dhe në burgjet në Republikën e Maqedonisë. Vite me radhë, paraburgimi shfrytëzohet si masë e ashpër dënimi. Këto janë vetëm disa nga gjetjet për gjendjen në këtë sferë.
Civili kërkon që institucionet menjëherë të përgjigjen në pyetjet e parashtruara.
Institucionet kompetente dhe personeli në institucionet e burgjeve duhet të marrin përgjegjësi për vdekjen e të burgosurve, duke e përfshirë edhe rastin më të ri me vdekjen e Erdall Jusinov, që është rast për adresimin më të ri të Civilit deri te Drejtoria për zbatimin e sanksioneve, Ministrisë për Drejtësi, dhe institucioneve tjera përkatëse.
VIDEO MATERIAL: I gjashti (dëshmi tronditëse për vdekjen e Erdallit të ri)
Erdall Jusinov, djalë 25 vjeçar, ka vdekur më 22 mars 2017 në rrethana të paqarta në burgun në Shtip, dy muaj pas mbylljes së tij. Erdalli i ri ka qenë i dënuar me një vit burg për vjedhje.
Dëshmia e familjarëve dhe fqinjëve të tij tregojnë për anomali serioze dhe lëshime të shërbimeve të burgut, dhe mjekëve. Sipas tyre, ata nuk i kanë ofruar ndihmë për katër orë të tëra, derisa Erdalli ka qenë në agoni mortore.
Familja e të ndjerit nga Shtipi tregon edhe për krimet në burgun e Shtipit dhe për diskriminimin që ushtrohet mbi të burgosurit Romë.
Erdalli la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël në mëshirën e sistemit.
Burgun në Shtip e quajnë “I gjashti”. Burgu gjendet gjashtë kilometra larg qytetit.
Kemi kërkuar informatë për këtë rast tragjik nga kompetentët në burgun në Shtip, por nga atje na drejtuan deri te Drejtoria për zbatimin e sanksioneve. U drejtuam edhe atje. Në bisedë telefonike, përfaqësuesja nga Drejtoria kërkoi nga ne të dërgojmë pyetje përmes postës elektronike. Ende nuk ka përgjigje.
This post is also available in: MacedonianEnglish