Informim i pamjaftueshëm te qytetaret dhe qytetarët pët çështjen e Referendumit dhe për procedurat e zbatimit të Referendumit, lëshime të vogla në punën e Këshilleve Zgjedhore, si dhe probleme me Listën e Votuesve, janë vërejtjet kyçe të vëzhguesve të CIVIL – Qendrës për Liri për rrjedhën e Referendumit në Gjevgjeli deri në ora 17.
Referendumi në Gjevgjeli, që duhet të sjell zgjidhje nëse Komuna Gjevgjeli do të lejojë hapjen e minierave ose jo, sipas informatave të ekipit vëzhgues të CIVIL –Qendrës për Liri, filloi me kohë, në të gjitha 37 vendvotimet.
Deri tani, sipas raporteve të vëzhguesve, deri në ora 17, Referendumi po kalon në atmosferë të qetë.
Nga Komisioni Komunal Zgjedhor Gjevgjeli informuan se dalja deri në ora 13 ka qenë rreth 40%. Sipas të dhënave jozyrtare nga vëzhguesit tonë, dalja në Referendumin në më tepër vendvotime në Gjevgjeli, veç më e ka tejkaluar numrin prej 50% të votuesve të regjistruar në komunë.
Civili do të dalë me deklaratë për mediat me raport preliminar nga vëzhguesit në Referendumin, pas mbarimit të votimit në ora 19, para ndërtesës së Gjykatës Komunale në Gjevgjeli.
Si çdo herë, Civili është i hapur për paraqitjet e qytetareve dhe qytetarëve, si dhe për artikujt e gazetarëve qytetarë. Paraqitjet për parregullsi mund të bëhen në numrat e telefonit: 078/746 -138 dhe 077/691-526, ndërsa në dispozitë është edhe ueb faqja Zgjedhje të lira, për paraqitje të parregullsive zgjedhore. Me këtë rast, i përkujtojmë qytetaret dhe qytetarët se Civili ka publikuar edhe onlajn Paraqitje të presioneve politike, mobingut dhe diskriminimit. Paraqitjet mund të bëhen edhe përmes mesazhit në Fejsbuk faqen - Zgjedhje të lira.
Civili do t’i dorëzojë paraqitjet deri te Komisioni Komunal Zgjedhor në Gjevgjeli, ndërsa për rrjedhën e Referendumit do ta informojë opinionin përmes kumtesave, artikujve në ueb faqen CIVIL Media dhe infromatave në rrjetet sociale të Civilit.
Të drejtë për deklarim në Referendumin kanë diçka më tepër se 19.000 banorë të Komunës Gjevgjeli, në 37 vendvotime.
Civili i ndjek përgatitjet për Referendumin nga momenti i parë, kur këshilltarët e Komunës Gjevgjelinjëzëshëm vendosën për zbatimin. Vëzhgimi i Referendumit realizohet në bazë vullnetare.
This post is also available in: MacedonianEnglish