NDAL KRIMIT KUNDËR NJERËZIMIT

Dita ndërkombëtare për mbështetjen e viktimave të torturës, 27 qershori, çdo vit paraqet përkujtim të rëndë për numrin e madh të viktimave të veprimit dhe dënimit mizor, jonjerëzor dhe poshtërues, por njëkohësisht  edhe bën thirrje për solidaritet dhe mbështetje ndaj të gjithëve  që kanë kaluar nëpër procesin e torturimit dhe mohimit të dinjitetit njerëzor.

CIVIL –Qendra për Liri  dënon ashpër çdo tentim të shkeljes brutale të të drejtave dhe lirive të njeriut, mohimin e dinjitetit njerëzor dhe dhunën fizike. Maqedonia nuk është e kursyer nga toprtura, ndërsa sipas të dhënave të fundit, kushtet në burgjet janë gjendje alarmuese për të cilën institucionet duhet urgjentisht të reagojnë, posaçërisht pas rritjes së numrit të rasteve të vdekjes. Të burgosur politik, gazetarë të rrahur, keqpërdorim dhe dhunë ndaj fëmijëve, shprehje e urrejtjes, janë vetëm një pjesë e vogël nga vargu i dhunës në vend, të civlat Civili i ka shënuar gjatë vitit të kaluar.

Bëjmë thirrje për reagim sa më të shpejtë të institucioneve përkatëse për marrje të përgjegjësisë dhe zgjidhje të çdo rasti të shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut. Njëkohësisht apelojmë për përfshirje më të madhe të institucioneve në implementimin e masave për parandalimin e dhunës.

Tortura është vepër penale sipas ligjit ndërkombëtar, i cili idetyron të gjithë anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare, pavarësisht ratifikimit ose mosratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, të luftojnë kundër praktikimit sistematik të torturës, gjegjësisht, krimit kundër njerëzimit.

Pikërisht luftat, migracionet e refugjatëve, dhe me këtë, mbyllja e kufijve si masë nacionale e sigurisë, lënë hapësirë për përhapjen e johumanitetit dhe trajtimit jonjerëzor, duke mundësuar që tortura dhe dhuna të rrënjësohen si praktikë.

Amnesty International para më tepër se 30 vite filloi fushatë kundër torturës #Stop Torture, për mbështetje të viktimave nga e gjithë bota dhe ngritje të vetëdijes publike për seriozitetin e pasojave, jo vetëmvetëm të viktimave, por edhe të gjeneratave të tëra tënxitura nga ideja se dhuna është mënyrë për realizimin e qellimeve të caktuara.

Këtë vit OHCHR (Zyra e KB për të drejtat e njeriut). Së bashku me Odën  Ndërkombëtare të Avokatëve, organizon panel diskutim në nivel të lartë në Kolexhin Mbretëror në Londër, me qëllim të përcaktimit të ndalesës absolute të torturës, ndërsa do ta udhëheq Komisari i Lartë për të drejtat e njeriut, Zeid Raad Al Husein.

Më 12 dhjetor të vitit 1997, me rezolutën 52/149, Kuvendi i Përgjithshlm i KB e shpalli 26 qershorin për ditë të Kombeve të Bashkuara për mbështetjen e vektimave të torturës, me qëllim të çrrënjosjes së plotë të torturës dhe funksionimit të Konventës kundër torturës dhe llojeve tjera të veprimit ose dënimit mizor, degradues dhe jonjerëzor

Është koha e fundit të bëhemi të zëshëm në luftën për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Është koha e fundit të thuhet JO për torturën dhe dhunën!

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish