CIVIL – Qendra për Liri u bën thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të na bashkohen në vëzhgimin procesit të zgjedhjeve vendore.
Ne do ti vëzhgojmë zgjedhjet vendore. Edhe kësaj here, siç i ngjan Civilit, do të jemi të zgjuar, të ashpër dhe të zëshëm gjatë vëzhgimit të procesit zgjedhor.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit vëzhgues të Civilit dhe bashkë të kontribuojmë për zbatimin e zgjedhjeve të lira.
Të gjithë vëzhguesit e Civilit do të kalojnë trajnim me kohëzgjatje prej katër orë, më 30 qershor dhe 1 tetor në dy ndërrime, nga ora 10 deri 14, dhe nga ora 14:30 deri 18:30.
Në seminar duhet patjetër të mbani letërnjoftimet tuaja dhe llogarinë e transakcionit bankar.
Kushtet për zbatimin e detyrave të vëzhguesve të Civilit janë: vëzhguesit e Civilit nuk kanë angazhim partiak ose tjetër për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe e zbatojnë vëzhgimin zgjedhor vetëm për Civilin. Vëzhguesit e Civilit rreptë u përmbahen parimeve të paanshmërisë dhe neutralitetit, i ndjekin udhëzimet dhe angazhimet e dhëna nga organizata dhe e zbatojnë monitorimin e zgjedhjeve në pajtim me Kodin Zgjedhor dhe Kodeksin për vëzhgim. Raportet janë të sakta dhe të besueshme, të mbështetura me fakte.
Vëzhguesit e Civilit janë mobilë dhe janë në dispozicion sipas planit për monitorim zgjedhor, në lokalitete që do t’u tregohen para ditës së zgjedhjeve. Vëzhguesit e Civilit e respektojnë fshehtësinë e të dhënave dhe informatave të pranuara gjatë punës në Civil, gjë për të cilën secili vëzhgues është përgjegjës sipas ligjeve përkatëse për ruajtjen e sekretit zyrtar. Nuk është e lejuar shpërndarja e informatave me media ose organizata tjera.
Monitorimi zbatohet përmes vëzhguesve afatgjatë, si dhe përmes rrjetit bashkëpunues të aktivistëve, korrespondentëve dhe gazetarëve qytetarë. Në ditën e zgjedhjeve, të gjithë do të akreditohen nga KSHZ.
Gjithashtu, Civili dy vite me radhë e zbaton projektin Objektivi qytetar, projekt për politika transparente dhe përgjegjëse, përmes të cilit forcohet gazetarie qytetare dhe përmes cilit deri tani janë shpërblyer mbi 60 gazetare dhe gazetarë qytetare.
E gjithë kjo nënkupton se angazhimi juaj dhe bashkëpunimi me Civilin nuk duhet të kufizohet në vëzhgimin e procesit zgjedhor, por mundet të fillojë tani, derisa e lexoni këtë mesazh, dhe të vazhdojë deri në mbarimin e projekteve në fundin e vitit 2018.
Raportet që do të kërkohen nga ju janë të lehta për përgatitje, ndërsa, nëse pranohen dhe miratohen, mund të paguhen me honorar prej 1000 denarë bruto, pa kufizim të numrit të raporteve.
Jemi në dispozicionin tuaj për pyetje, konsultime dhe informata. Mund të na kërkoni në tel: 02/5209 176.
Dhe mos harroni! Mund të na ndiqni në faqen tonë dhe tuaj të Fejsbukut, si dhe në faqen e Fejsbukut Zgjedhje të lira, ose në Twitter.
Jeni aktivë onlajn, shpërndani, komentoni, informoni.
This post is also available in: Macedonian