Civili promovon tre libra me gjithsej 1000 faqe!

Civili promovon tre libra me më tepër se 350 kolumna, në gjithsej 1000 faqe, në klubin City Hall ( QKR – MKC), të mërkurën më 30 maj, me fillim në ora 20:30.

“Во чекалницата на слободата” nga Sasho Ordanoski, në 440 faqe, “Rafal” nga Xhabir Deralla dhe “Неправда и немир” nga 20 autore dhe autorë të Civilit, me nga 280 faqe, do të shënojnë një periudhë të rëndë pasigurie për Maqedoninë. Në një vend do të gjinden shumë qëndrime të ndryshme për të gjitha temat, ngjarjet dhe proceset më të rëndësishme me të cilat janë prekur të gjithë qytetarët në vendin. E përbashkët për tre librat është se janë të publikuara në hapësirë të lirë dhe të pavarur mediatike të cilin e krijoi Civili me projektin “Media të lira për shoqëri të lirë”.

“Mendimet dhe qëndrimet e ndryshme, po edhe të kundërta për Civilin, janë cilësi e cila duhet të kultivohet me kujdes. Liria e shprehjes është diçka për të cilën nuk negociohet. Pavarësisht se sa ndonjë qëndrim mund të jetë i ndryshëm nga qëndrimet e Civilit, do të jetë i publikuar, me kusht të mos përmbajë shprehje të urrejtjes, gënjeshtra dhe shpifje, të cilat janë të ndaluara edhe me ligj.” – tha Presidenti i Civilit, Xhabir Deralla, me rastin e hapit më të ri botues të organizatës.

Shtypja e këtyre botimeve është e ndihmuar edhe me sponsorizim nga kompanitë “Tikvesh”, “Park Hotel dhe Spa” dhe Banka Komerciale. Botimet do të vihen në shitje në ditën e promovimit dhe në libraritë menjëherë pas. Mjetet e mbledhura nga shitja do të përdoren për zhvillimin e platformës së lirë mediatike të Civilit.

Projekti “Media të lira për shoqëri të lirë” është i financuar nga Ministria për Punë të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.

This post is also available in: Macedonian