Civili me analiza të rëndësishme dhe vlerësime për proceset politike në Maqedoni

0

Referendumi në të cilin qytetaret dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë deklarohen për pyetjen nëse janë PËR anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, ose janë KUNDËR, ishte relativisht mirë i organizuar dhe kaloi në atmosferë kryesisht të mirë dhe demokratike.

Megjithatë, ky proces zgjedhor ishte i përfshirë me shumë probleme, parregullsi dhe gabime sistemore. I tërë procesi në kontekst të referendumit në sipërfaqe nxjerri probleme të shtresuara me vite, ndërsa zgjidhjet janë prolonguar ose  janë futur në sirtar, gjë që edhe më tepër do ta përkeqësojë situatën në ditët e fundit para votimit, si dhe në ditën e zgjedhje.

CIVIL – Qendra për Liri e vëzhgoi procesin në afat të gjatë me mbi 30 vëzhgues, ndërsa me 307 vëzhgues të akredituar në ditën e votimit. Gazetarët qytetarë u kyçën në monitorimin e këtij procesi, kështu që, gjithsej, ekziston material i madh në formë të raporteve, fotografive, skenimeve dhe video material, që do të jetë objekt i një analize voluminoze dhe multidimensionale. Gjetjet dhe rekomandimet që dalin nga monitorimi do të botohen së shpejti, ndërsa analizat e para në video formë dhe kolumna nga analistë eminentë, Civili  do t’i prezantojë në platformën mediatike.

Këtu rreshtohen analizat e Sandra Gavrillovska, Sasho OrdanoskiAleksandar Novakoski dhe Xhabir Deralla, si dhe kolumnat e Mirjana Najçevska dhe Sasho Ordanoski.

Menjëherë pas mbarimit të referendumit, Civili doli me vlerësimin preliminar nën titullin “ Ditë e rrëmujshme, por e qetë referendumi”.

Në muajin e ardhshëm, Civili do të del edhe me analiza dhe vlerësime tjera që zhvillohen në vend, nga të cilat do të dalin analiza për të cilat organizata shpreson se institucionet do të kenë mirëkuptim.

This post is also available in: MacedonianEnglish