CIVILi fillon me serinë e re të seminareve rajonale “Objektiv qytetar: Qytetare(ë)t marrin pjesë, vëzhgojnë dhe lajmërojnë”, të dedikuar pjesëmarrjes qytetare, aktivizmit dhe gazetarisë qytetare me cilat promovohen procese transparente dhe të përgjegjshme politike që do të mbahen nëpër tërë shtetin. Seminaret janë pjesë e projektit Objektiv qytetar: Promovim i proceseve transparente dhe të përgjegjshme politike, financuar nga National Endowment for Democracy.
I pari prej gjithsej 8 seminareve do të m bahet në Shtip më 28 shtator (e shtunë), në hotel Oaza me fillim në ora 10. Thirrja për pjesëmarrje në seminar zgjatë deri më 25 shtator (e mërkurë).
Kliko: APLIKIM PËR PJESËMARRJE
Në seminarin mund të paraqiten të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar nga komunat në Rajonin e planifikimit lindor: Berovë, Vinicë, Dellçevë, Zërnovcë, Karbincë, Koçanë, Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Probishtip, Çeshinovë-Obleshevë dhe Shtip.
Nga CIVILi njoftojnë se për paraqitje, përveç vullnetit të mirë, energjisë pozitive dhe entuziazmit, është e domosdoshme të plotësohet edhe online aplikimi për pjesëmarrje. Paraqitjet do të verifikohen dhe miratohen nga ana e një komisioni të veçantë.
Sipas informatave, seminaret e CIVILit në sezonin e ri do të jenë jashtëzakonisht intensiv, ndërsa një prej qëllimeve kryesore është t’ju ndihmohet pjesëmarrëseve dhe pjesëmarrësve të fitojnë njohuri praktike për monitorim, informim objektiv dhe në kohë dhe lajmërim, me përdorim të përfitimeve nga mediat e reja, teknologjive komunikatave dhe platformave. Në seminaret do të kushtohet edhe vëmendje e veçantë temave siç janë: transparencë dhe përgjegjësi, gjuhë të urrejtjes, lajme të rrejshme dhe korrupsion, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive.
“Njerëzit nuk kanë kohë për pafund ligjërata. Bota ndryshohet shpejtë. Duhemi, jo vetëm të jemi të përgatitur për ata ndryshime, por të jemi pjesë e tyre. Seminaret e CIVILit janë mundësi të ndajmë përvoja të pasura, por edhe të njoftohemi me bashkëpunëtorë potencial në projektet e ardhshme.” – thuhet në postimin e organizatës në Tuiter dhe Fejsbuk.
Ekip i CIVILit për komunikata
This post is also available in: MacedonianEnglish