Propaganda e zezë kundër shoqërisë qytetare

Kush organizon dhe zbaton fushata të zeza kundër organizatave joqeveritare? Pse? Cilat janë motivet për sulmet mbi organizatat joqeveritare? Cilat janë pasojat nga fushata e zezë kundër shoqërisë qytetare? Cila është përgjigja?

Këto janë pyetjet të cilave do të tentojmë t’u përgjigjemi në panelin e CIVILit “Propaganda e zezë kundër shoqërisë qytetare”, që do të mbahet më 7 korrik ( e mërkurë(, në hotelin Park Residence &Spa, (pas stadiumit të futbollit), me fillim në ora 12.

Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen dhe në video kanalin e CIVILit, dhe do të mbahet pa publik. Redaksitë janë të mirëseardhura në ngjarjen, ose ta marrin video vegëzën nga transmetimi drejtpërdrejt.

Paneli është pjesë e projektit “Perspektiva evropiane” të cilin CIVILi e zbaton me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë nga 1 prilli I këtij viti.

Marrja e përmbajtjeve është e mirëseardhur, sipas licencës Creative Commons 4.0.

CIVIL

 

This post is also available in: MacedonianEnglish