CIVIL: Botës i duhen forca që lidhen dhe respektojnë njëra-tjetrën, ndërsa e keqja globale, Holokausti, të mbetet në të kaluarën e errët

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, CIVILi si organizatë për të drejtat  e njeriut kujton kohën e gjenocidit kundër hebrenjve evropianë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur midis viteve 1941 dhe 1945, Gjermania naziste dhe bashkëpunëtorët e saj vranë sistematikisht rreth 6 milionë hebrenj në të gjithë Evropën e pushtuar.

CIVIL i kujton se kjo e keqe globale, në të cilën jetët e miliona njerëzve të pafajshëm u morën në mënyra të tmerrshme, vetëm sepse  nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre në ideologjinë e tyre të shtrembëruar dhe antisemitike i konsideronin hebrenjtë (dhe jo vetëm) si  qenie më të ulëta, formë jete që "ndot" racën "e pastër" ariane, në fillimet e kësaj mega-dhune, fillimisht është nxitur nga gjuha e urrejtjes, e cila më pas u shndërrua në dhunë fizike të qëllimshme me paramendim për përfundime fatale.

Holokausti mbi hebrenjtë  evropianë mbetet njolla më e madhe për njerëzimin ,dhe nuk duhet harruar humbjen e madhe njerëzore nga e cila bota nuk mund të shërohet kurrë.

Antisemitizmi ekziston ende në mbarë botën, madje edhe Maqedonia e Veriut nuk përjashtohet nga "shpërthime ideologjike" të ngjashme, të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet t'i lihen rastësisë dhe që duhet të trajtohen si një kërcënim jashtëzakonisht real për rendin shoqëror të vendit.

CIVIL thotë se çdo gjuhë antisemitike, nxitje dhe si pasojë dhunë nga nxitje të ngjashme, janë, të paktën, të papërshtatshme dhe shkatërruese për një shoqëri që përpiqet për një formë më të lartë të ekzistencës si specie njerëzore, në botë dhe në vend.

Në këtë ditë, Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, CIVIL i porosit  se bota ka nevojë për forca që lidhen, respektojnë, njohin dhe jetojnë për të lënë kujtime të ndritshme për brezat që do të vijnë, ndërsa e keqja globale siç është Holokausti, të mbetet në të kaluarën e errët e cila është  kujtesë se njeriu është e keqja më e madhe që mund t'i ndodhë njerëzimit.

Të mos harrohet dhe të mos ndodhë më kurrë.

CIVIL