Shefi i DSK-së pjesëmarrës në të shtëna të tërbuara

Zbulimet e sotme gjatë bisedave të përgjuara të funksionarëve më të lartë të shtetit, ofruan dëshmi për një sjellje tejet të papërgjegjshme të Sasho Mijallkovit, shefit të DSK-së të Republikës së Maqedonisë.

Në bisedat e përgjuara të publikuara nga opozita, është e qartë se Mijallkovi gjendet në një hapësirë ku anëtarë të partisë në pushtet gjuajnë me revole dhe me pushka automatike në një manifestim partiak, duke shprehur gjatë kësaj krenari me vetë aktin, duke e arsyetuar këtë sjellje dhe ka mundësi që edhe vetë të ketë gjuajtur.

WoA message card 2013Është më se e papranueshme që përfaqësues të lartë të pushtetit, sidomos nëse janë nga sektori i sigurisë, të marrin pjesë në të shtëna festive të tërbuara, në vend që të shërbejnë në përpjekjet kundër kultit ndaj armëve.

Si organizatë e përkushtuar në kontrollin e armëve dhe në tejkalimin e kultit ndaj armëve, në ditët kur e shënojmë Javën Globale të Aksionit Kundër Dhunës së Armatosur në Republikën e Maqedonisë, CIVIL – Qendra për Liri, në mënyrë të ashpër i gjykon veprimet e këtilla, në të cilat është e qartë shkelja e ligjeve dhe është kundër të gjitha standardeve të sjelljes profesionale dhe të civilizuar.

E këshillojmë publikun që t’i akuzojë veprat e këtilla, pa dallim të pozicionit shoqëror të shkelësve të ligjit dhe ta marrin këtë ngjarje të çmendur si shembull për atë se si të MOS veprohet.

[youtube width="600" height="400"]https://www.youtube.com/watch?v=-J0MQhuNh5M[/youtube]

This post is also available in: MacedonianEnglish