Biljana Ivanovska (Komisioni për parandalimin e korrupsionit), Branimir Jovanoviq ( Instituti i shkencave shoqërore dhe humaniste), këshilltar i ministrit të mëparshëm për financa Tevdovski, Ace Kocevski, Kryetari i komunës së Velesit dhe Xhabir Deralla, Presidenti i Civilit, janë pjesë e agjendës në seminarin e ardhshëm të Civilit. Organizata ofron mundësi ekskluzive për numër të kufizuar të vizitorëve për pjesëmarrje në prezantimet dhe adresimet në tema jashtëzakonisht të nxehta, në seminarin “Transparencë dhe përgjegjësi në proceset politike”, që do të mbahet më 14 dhe 15 gusht, në hotelin “Romantik”, në bregun e liqenit të Velesit. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, andaj organizata u bën thirrje të interesuarve ta paralajmërojnë prezencën e tyre, ndërsa e mban të drejtën e seleksionimit të pjesëmarrësve në ngjarjen.
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Biljana Jovanovska, do të flet në temën “Institucionet, mediat dhe sektori qytetar bashkë në luftën kundër korrupsionit”, të mërkurën, me fillim në ora 15. Pas prezantimit të Ivanovskës, Presidenti i Civilit, Xhabir Deralla, do të mbajë prezantim me shembuj për keqpërdorime të resurseve publike dhe sjelljes korruptuese të partive politike dhe funksionarëve partiakë. Pas prezantimeve pason diskutim.
Të nesërmen, më 16 gusht ( e enjte), me fillim në ora 10,30, do të flet Kryetari i Komunës së Velesit, Ace Kocevski në temën “Partneritetet mes vetëqeverisjes lokale dhe sektorit qytetar në sigurimin e transparencës, përgjegjshmërisë në nivel lokal”.
Agjenda jashtëzakonisht interesante e Civilit vazhdon me Branimir Jovanoviq nga Instituti për shkenca shoqërore dhe humaniste, i cili do të flet në temën: “Transparencë dhe përgjegjësi në proceset politike ( premtime/realizime, reforma dhe përgjegjësi/llogaridhënie) të enjten, 15 gusht në ora 12. Pas prezantimeve të Kocevskit dhe Jovanoviqit, do të hapet mundësia për pyetje dhe komente nga të pranishmit, me kohëzgjatje nga 30 minuta.
Pjesa tjetër e seminarit të Civilit në Veles do ti kushtohet planifikimit të projektit “Objektivi qytetar. Transparencë dhe përgjegjësi në proceset politike”, i financuar nga National Endowment for Deocracy, në të cilin marrin pjesë vetëm anëtarët e ekipit për implementimin e projektit. Ekipi i Civilit do të jetë në dispozicion për deklarata për mediat lokale për të gjitha pyetjet e interesit për opinionin, pas paralajmërimit paraprak.
Ekipi i Civilit për komunikim
Formulari për paraqitje: KËTU
Informata plotësuese kërkoni në: [email protected] ose 02/5209 176 ( çdo ditë pune, ora 9-17).
This post is also available in: MacedonianEnglish