Agonia post-zgjedhore e Republikës së Maqedonisë është e shoqëruar me sjelljen skandaloze të institucioneve më të rëndësishme për procesin zgjedhor. Pasi që publiku ishte dëshmitar për cilësinë tepër të dyshimtë të punës së Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në vazhdim të procesit shohim qasje po aq problematike të Gjykatës Administrative, e cila ka shkelur parimet për publik në punë, të përcaktuara sipas ligjit.
Duke marrë parasysh kompetencat të cilat i ka kjo përberje e KSHZ, sipas Kodit Zgjedhor, është i papranueshëm niveli i cilësisë së gjithë procesit zgjehor i cili u zbatua në vendin. KSHZ, jo vetëm që nuk arriti t’i tejkalojë presionet politike, por edhe ishte nën diktaturë politike gjatë tërë procesit zgjedhor, pikërisht si edhe gjykata e Maqedonisë, në të cilën merr pjesë edhe Gjykata Administrative.
Ne nuk do të harrojmë se KSHZ nuk ua mundësoi të drejtën për votim të gjithë qytetareve dhe qytetarëve me të drejtë vote. KSHZ jo vetëm që nuk e pastroi Listën e Votuesve, por lejoi që ajo të bëhet një nga mjetet për manipulim dhe mashtrim zgjedhor. CIVIL do të insistojë që përgjegjësit për këtë gjendje të përballen me pasojat nga rrëmuja e Listës së Votuesve dhe shkelja e të drejtës për votim.
Më tej, është i papranueshëm injorimi i raportimeve dhe tregimeve të CIVIL nga terreni, të cilat tregojnë për një numër të madh të parregullsive dhe vjedhjeje të votave. Duke i pasur parasysh autorizimet të cilat i ka, KSHZ ka mundur të bëjë shumë më tepër që ti ndalojë presionet, pengesat e votimit dhe keqpërdorimet e ashpra të administratës dhe resurseve publike, si gjatë tërë procesit dhe në ditën e zgjedhjeve, ashtu edhe gjatë procedurës së ankesave.
Vlerësimet negative të procesit zgjedhor nuk vijnë vetëm nga CIVIL, por edhe nga mëshumë organizata ndërkombëtare të cilat kanë pasur misione vëzhguese në vend. Me atë që asgjë nuk ka vepruar, nuk u shpreh në asnjë moment për kritikat e shumta, KSHZ u shndlrua në bashkëpunëtor në rrënimin e ligjshmërisë dhe karakterit demokratik të këtij procesi zjgedhor.
Të përkujtojmë, CIVIL, menjëherë pas ditës së zgjedhjeve doli me raportim preliminar në të cilin ka paraqitur më tepër informata për rrejdhën e procesit zgjedhor dhe ditën e zgjedhjeve, dhe publikisht ka drejtuar disa rekomandime. Mbi 650 raportime nga terreni tregojnë për së paku një formë të parregullsisë zgjedhore gjatë votimit më 11 dhjetor. Qindra parregullsi janë të regjistruara edhe gjatë periudhës parazgjedhore.
CIVIL publikisht ka bërë thirrje për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve, duka pasur parasysh mënyrën e dyshimtë të Bordeve Zgjedhore. Vetëm si ilustrim, vëzhguesit e CIVIL kanë shënuar 121 raste të shkeljes së Kodit Zgjedhor dhe të procedurës zjgedhora nga ana e Bordeve Zgjedhore.
Numri i lartë i fletëvotimeve të pavlefshme dhe trajtimi i jo barabartë i fletëvotimeve, ka drejtuar edhe kërkesën e dytë të CIVIL, e ajo është – revidimi i të gjitha fletëvotimeve të pavlefshme.
Shkelja serioze e Kodit Zgjedhor, duke përfshirë edhe votimin e votuesve “fantazma” dhe personave të vdekur, fotografimi i fletëvotimit, që është tregues i blerjes së votave, shkelje e fshehtësisë së votimit dhe presione, si dhe shumë parregullsi tjera serioze, kanë sjellur deri te numri prej 30 Vendvotime për të cilat CIVIL ka rekomanduar rivotim.
Të marten pasdite, më 13 dhjetor, CIVIL i ka dorëzuar këto, dhe shumë gjetje tjera deri te KSHZ. Nuk ka asnjë përgjigje, si dhe për të gjitha drejtimet dhe letrat tjera të cilat CIVIL i ka drejtuar deri te ky institucion gjatë disa muajve të kaluara.
Me këtë, CIVIL e informon publikun se po bëhen të gjitha orvatjet e mundshme për tregimin e të gjitha mangësive, me qëllim tu ndihmohet institucioneve, si dhe të jepet kontribut ndaj procesit demokratik në vend, por jehona është e barabartë me zero. Parashtrohet pyetja, deri diku retorike, për cilin në fakt punojnë Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe Gjykata Administrative?
CIVIL me përkushtim do të vazhdojë punën për zbardhjen dhe publikimin e veprimeve të kundërligjshme të të gjithë aktorëve të prëfshirë në procesin zgjedhor dhe politik në vend, pavarësisht nga jo-transparenca dhe partizimi i institucioneve.
This post is also available in: MacedonianEnglish