CIVILi në komunat e Vallandovës, Strumicës dhe Shtip, nesër do ta promovoj projektin “Ardhmëri e gjelbër”, të cilin organizata e zbaton në bashkëpunim me Hajnrih Bell, Sarajevë.
Në info-stendët e CIVILit, qytetaret dhe qytetarët do të kenë mundësi të njoftohen me qëllimet e projektit, por edhe t’i ndajnë mendimet e veta, qëndrimet dhe propozimet për vlera të gjelbra, drejtësi sociale dhe antinacionalizëm.
Në orët e paradites, ekipi i CIVILit do t’i vizitoj komunat e Vallandovës dhe Strumicës, ndërsa info-stendi në Shtip, do të mbahet në orët e pasdites, pas punëtorisë “Çfarë Maqedonie dua?” e cila gjithashtu është pjesë nga projekti Ardhmëri e gjelbër.
Nga CIVILi i ftojnë të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar, të cilët duan t’i ndajnë mendimet e veta në këta tema dhe kanë ide se si të kontribuojnë për Ardhmëri të gjelbër, të shkruajnë mesazh në fejsbuk faqen e organizatës. Ekipi i CIVILit është vazhdimisht i hapur për komunikim të drejt për drejtë në info-stendët e numërta në Shkup dhe nëpër tërë shtetin. Më tepër informata rreth aktiviteteve të CIVILit mund të shikohen këtu.
Ekip i CIVILit për komunikata
This post is also available in: MacedonianEnglish