Raport pas zgjedhor i Civilit, prerje e parregullsive në dy rrethe zgjedhore
CIVIL – Qendra për Liri ka zbatuar seleksionim dhe verifikim të rreptë të raporteve të monitorimit, nga rrethi i parë dhe i dytë zgjedhor. Metodologjia e monitorimit të proceseve të Civilit nënkupton edhe analizë gjithëpërfshirëse të raporteve të dorëzuara nga vëzhguesit, në afat të gjatë, gjatë fushatës parazgjedhore, në ditën e votimeve dhe pas zgjedhjeve. Ky raport e përfshin periudhën nga 29 tetori, gjegjësisht në rrethin e dytë të votimeve për zgjedhjet vendore në vend.
Me zvogëlimin e numrit të komunave në të cilat u rivotua në rrethin e dytë, ekipi analitik i Civilit ka përpunuar gjithsej 179 raporte për parregullsi zgjedhore, për dallim nga rrethi i parë në të cilin u përpunuan dhe verifikuan 352 raporte nga vëzhgimi i zbatuar.
Në bazë të gjithsej 531 raporteve të përpunuara, në dy rrethet zgjedhore, mund të përfundohet se shkaktari më i shpeshtë për parregullsi zgjedhore mbetet administrata zgjedhore, ndërsa lloji i parregullsisë që shënohet në numrin më të madh të paraqitjeve është veprimi joligjor i bordeve zgjedhore, me pjesëmarrje prej 28, 25% në numrin total të parregullsive zgjedhore. Rezultatet nga të dhënat e përpunuara janë të paraqitura në tabelat më poshtë dhe e tregojnë llojin dhe klasifikimin e parregullsive zgjedhore (tabela 1), shkaktuesit më të shpeshtë të parregullsive zgjedhore, kush ka shkaktuar parregullsi (tabela 2) dhe kush ka shkaktuar parregullsi në kategorinë “tjera” (tabela 3). Të dhënat kanë të bëjnë me rrethin e parë dhe të dytin në veçanti, si dhe në raportet e përmbledhura nga dy rrethet së bashku.
Rrethi i parë | Rrethi i dytë | Rrethi i tretë | ||||
Klasifikim i ngjarjes | n | % | n | % | n | % |
Veprim joligjor i Bordit Zgjedhor | 102 | 28,98 | 48 | 26,82 | 150 | 28,25 |
Probleme me listen zgjedhore | 38 | 10,80 | 10 | 5,59 | 48 | 9,04 |
Shkelja e privatësisë së votimit | 25 | 7,10 | 7 | 3,91 | 32 | 6,03 |
Ryshfet i votuesve | 11 | 3,13 | 2 | 1,12 | 13 | 2,45 |
Shkelja e heshtjes zgjedhore | 18 | 5,11 | 4 | 2,23 | 22 | 4,14 |
Keqpërdorim i fëmijëve dhe të miturve | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Kërcënime dhe presione | 9 | 2,55 | 4 | 2,23 | 13 | 2,45 |
Keqpërdorim i resurseve publike | 1 | 0,28 | 0 | 0 | 1 | 0,19 |
Keqpërdorim i administratës | 2 | 0,57 | 0 | 0 | 2 | 0,38 |
Tejkalim i autorizimeve | 9 | 2,56 | 0 | 0 | 9 | 1,69 |
Pengim i votimit | 11 | 3,13 | 0 | 0 | 11 | 2,07 |
Votim familjar dhe grupor | 22 | 6,25 | 24 | 13,41 | 46 | 8,66 |
Pengesa në punën e vëzhguesve | 5 | 1,42 | 5 | 2,79 | 10 | 1,88 |
Dhunë | 3 | 0,85 | 2 | 1,12 | 5 | 0,94 |
Tjera | 50 | 14,20 | 42 | 23,46 | 92 | 17,33 |
Probleme me materialin zgjedhor | 46 | 13,07 | 31 | 17,32 | 77 | 14,50 |
Total | 352 | 100 | 179 | 100 | 531 | 100 |
Tabela 1. Klasifikimi i parregullsive zgjedhore
Sjellja joligjore e këshillit zgjedhor përfshin më tepër forma të veprimit të papërshtatshëm, siç është leja e votuesve për votim, pa kontrolluar paraprakisht nëse e kanë realizuar të drejtën e tyre votuese, mosmbajtja e akreditimeve nga KSHZ, dhe vonesa me hapjen e vendvotimeve për shkak të materialit zgjedhor të parregulluar. Votimi familjar dhe grupor përsëri trajtohet si dukuri normale, ndërsa leximi i emrave të votuesve me zë të lartë, ishte e zakonshme në më tepër vendvotime, si dhe në proceset e kaluara zgjedhore.
Vendvotimet 0510, 0415 në Gostivar në Aerodrom, 1675 në Sveti Nikollë janë vetëm një pjesë në të cilat bordet zgjedhore, me qëllim ose pa qëllim u kanë dhënë më tepër fletëvotime nga e parashikuara. As në këto zgjedhje, këshillat zgjedhore nuk e tejkaluan praktikën e kontrollit dhe presionin mbi vëzhguesit, kështu që disa herë u kanë shkaktuar probleme të panevojshme vëzhguesve të Civilit.
Për dallim nga rrethi i parë, në rrethin e dytë zgjedhor kishte rritje të votimit familjar dhe grupor, dhe zvogëlim të paraqitjeve për probleme me Listën e Votuesve dhe paraqitje për shkeljen e privatësisë së votimit. Me përmbledhjen e parregullsive zgjedhore nga dy rrethet, votimi familjar dhe grupor dhe problemet me Listën e votuesve, kanë pjesëmarrje përafërsisht të njëjtë në parregullsitë zgjedhore me rreth 9% ( tabela 1).
Gjendja e këtillë tregon për përfundimin se vetë votuesit kanë pjesëmarrje të madhe në shkaktimin e parregullsive zgjedhore , gjë që vërtetohet edhe nga rezultatet e paraqitura në tabelën 2, ku në vendin e dytë, menjëherë pas administratës zgjedhore, gjenden votuesit me pjesëmarrje prej 17,14% në shkaktimin e parregullsive zgjedhore.
Rrethi i parë | Rrethi i dytë | Rrethi i parë dhe i dytë | ||||
Kush ka shkaktuar parregullsi? | n | % | n | % | n | % |
Administrata zgjedhore | 223 | 63,35 | 113 | 63,13 | 336 | 63,28 |
Parti/aktivistë | 44 | 12,5 | 19 | 10,61 | 63 | 11,86 |
Administratë | 3 | 0,85 | 1 | 0,56 | 4 | 0,75 |
Policia | 0 | 0 | 1 | 0,56 | 1 | 0,19 |
Agjencia për siguri | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Votues | 55 | 15,63 | 36 | 20,11 | 91 | 17,14 |
Vëzhgues | 13 | 3,69 | 0 | 0 | 13 | 2,45 |
Tjera | 14 | 3,98 | 9 | 5,03 | 23 | 4,33 |
Total | 352 | 100 | 179 | 100 | 531 | 100 |
Tabela 2. Kush ka shkaktuar parregullsi
Këto të dhëna tregojnë për nevojën serioze për edukimin e administratës zgjedhore dhe të votuesve, në përmasa dhe përfshirje përkatëse. Më saktë, disa nga parregullsitë në këto kategori janë rezultat i mungesës së njohurive përkatëse, por nuk duhet të anashkalohet mundësia për sjelljen tendencioze dhe manipulime në raste të caktuara. Sidoqoftë, administrata zgjedhore dhe votuesit, së bashku, në 80,42% nga rastet janë shkaktues të parregullsive zgjedhore (tabela 2).
Nga mosdija, e në disa raste edhe si pasojë e fshehjes së qëllimshme të lëshimeve në respektimin e procedurave dhe të ligjit, vëzhguesit e Civilit ishin shënjestër e pengesave nga bordet zgjedhore në dhjetë raste të paraqitura. Pengesat ndaj vëzhguesve mund të lidhen me veprimin joligjor të bordeve zgjedhore, në mënyrë që disa nga ata nuk i lejonin vëzhguesit e Civilit të jenë të pranishëm në vendvotimet, u kërkonin dokumentacion të panevojshëm, i kërcënonin në tentim të dislokimit nga vendvotimet. Anëtarë të caktuar të bordeve zgjedhore, në vend se të zbatojnë procesin zgjedhor, merrnin rolin e vëzhguesve, dhe i vëzhgonin vetë vëzhguesit me vërejtje të ashpra dhe ndalesa për mosregjistrimin e parregullsive të caktuara, të mos jenë të pranishëm në numërimin e votave dhe presione tjera.
Në vendvotimin 2447/1, një anëtar i bordit zgjedhor ka drejtuar kërcënime serioze ndaj ekipit monitorues të Civilit, që ishte i përcaktuar në atë vendvotim dhe në vendvotimin 2447 në fshatin Llaskarcë, komuna Saraj. Incidenti ka ndodhur pas orës 11 më 29 nëntor, në rrethin e dytë zgjedhor. Kërcënimet janë drejtuar nga personi, anëtar i bordit zgjedhor, i cili ka qenë i revoltuar nga prania e vëzhguesve të Civilit, gjegjësisht, nga raportet e Civilit nga rrethi i parë i votimeve.
Civili i tërhoqi vëzhguesit e vet nga komuna Saraj, mirëpo më 2 nëntor, anëtari i njëjtë i BZ ka sulmuar fizikisht një nga vëzhguesit që ishin të tërhequr në ditën e votimeve. Rasti është i paraqitur në polici ditën e njëjtë, ndërsa Civili për këtë rast e informoi opinionin, KSHZ, misionin e ODIHR dhe bashkësinë ndërkombëtare më 3 nëntor. Deri në ditën e botimit të kësaj analize (9 nëntor), nuk ka reagim nga institucionet përkatëse të shtetit.
Në vendvotimin 0683 në Kavadar, një vëzhguese e Civilit është penguar të hyjë në vendvotim për vëzhgim, me arsyetim se në autorizimin nuk është shënuar numri i vendvotimit. Pas ndërhyrjeve të Civilit dhe pas paraqitjeve për këtë parregullsi deri te Komisoni Shtetëror Zgjedhor dhe Komisioni Komunal Zgjedhor, vëzhgueses iu mundësua vëzhgimi.
Kategoria “tjera” nga kategoritë e klasifikimit të ngjarjes, i përfshin të gjitha parregullsitë të cilat nuk kishin mundësi të vendosen në asnjë nga kategoritë e ofruara ose paraqesin kombinim nga më tepër kategori të parregullsive. Vërehet se edhe në rrethin e parë edhe në të dytin, këtu dominojnë parregullsitë e shkaktuara nga administrata zgjedhore, siç janë fletëvotime të harruara pas paravanëve, dy vendvotime në një vend, hapësira jo adekuate për vendvotime, lokacioni i tyre në afërsi të shtabeve partiake, vendvotime pa qasje përkatëse për persona me vështirësi fizike, paravanë për votim të vendosura në mënyrë jo përkatëse, mungesë e paravanëve për votim për persona me vështirësi fizike dhe raste tjera specifike. Në vendin e dytë janë aktivistët partiakë, me tentimet e tyre më të ndryshme për ndikim te votuesit, dhe në vendin e tretë janë votuesit të cilët kanë dashur të votojnë për ndonjë person të afërt ose ta realizojnë të drejtën e vetë votuese me dokument të pavlefshëm ose jo përkatës (tabela 3).
Klasifikim i ngjarjes – kategoria Tjera | ||||||
Rrethi i parë | Rrethi i dytë | Rrethi i parë dhe i dytë | ||||
Kush ka shkaktuar parregullsi? | n | % | n | % | n | % |
Administrata zgjedhore | 22 | 44 | 16 | 38,09 | 38 | 41,3 |
Parti/aktivistë | 10 | 20 | 9 | 21,43 | 19 | 20,65 |
Administratë | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Policia | 0 | 0 | 1 | 2,38 | 1 | 1,09 |
Agjencia për siguri | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Votues | 9 | 18 | 9 | 21,43 | 18 | 19,57 |
Vëzhgues | 3 | 6 | 0 | 0 | 3 | 3,26 |
Tjera | 6 | 12 | 7 | 16,67 | 13 | 14,13 |
Total | 50 | 100 | 42 | 100 | 92 | 100 |
Tabela 3. Kush ka shkaktuar parregullsi në kategorinë – tjera
Problemet me materialin zgjedhor ishin prezentë në rrethin e parë dhe të dytë dhe morën pjesë me 14,5% në numrin total të parregullsive, gjegjësisht, gjenden në vendin e tretë. Mosfunksionimi i UV llambave, cilësia e keqe e fletëvotimeve, mungesa e fletoreve me alfabetin Braille për votim të personave me pamje të dëmtuar, shënimi jo cilësor dhe shumë mangësi tjera, edhe më tepër e vështirësuan votimin dhe u ndërlidhën me parregullsitë kryesore duke krijuar pasqyrë të qartë se duhet të kushtohet vëmendje më e madhe në planifikimin dhe organizimin e procesit zgjedhor dhe avancimin të gjitha fazave me përfshirjen e të gjithë pjesëmarrësve.
Dhe të mos harrohen, aktivistët partiakë edhe në këto zgjedhje ishin jashtëzakonisht të “rregullt”, kështu që sipas paraqitjeve, janë përgjegjës për gjithsej 11,86% nga parregullsitë në rrethin e parë dhe të dytë së bashku (tabela 2). Janë vërejtur raste të transportit të votuesve deri te vendvotimet në Negotinë, tentime për ryshfet të votuesve në Komunën Karposh, Resnje (Lagja Rome), Shuto Orizarë (Sh.F. Vëllezërit Ramiz – Hamid), Strugë (f. Livadhi, f. Vranishtë, f. Moroishtë), Gostivar, agjitim i partive politike para vendvotimeve ose në rrjetet sociale dhe shumë forma tjera të shkljes së Kodit Zgjedhor.
Sipas statistikës, këto numra janë shkatërruese për pasqyrën e përgjithshme të procesit zgjedhor, që edhe njëherë i vërteton gjetjet e Civilit se, përkundër të gjitha orvatjeve, Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk ia doli në pjesën e edukimit të administratës zgjedhore, në përgatitjen e materialit zgjedhor dhe zgjedhjes së lokacioneve të vendvotimeve. Edhe pse, për zgjedhjet lokale për këto masa, para së gjithash, përgjegjësia është kryesisht e Këshillave zgjedhore, megjithatë, KSHZ si institucion e ka përgjegjësi për edukimin dhe përgatitjen teknike, dhe jo vetëm mbështetje financiare në procesin zgjedhor.
Mbetet edhe rivotimi më 12 nëntor në vendvotimin 2901, Sh. F. “Idnina”, Çair, që të finalizohen zgjedhjet lokale. Civili do ta vëzhgojë rivotimin përmes vëzhguesve të akredituar.
Emiljja Balltovska, Biljana Jordanovska
This post is also available in: MacedonianEnglish