Maqedonia e gërryer nëpër të gjitha këndet, me institucione me eufori festive, javën e kaluar u pushtua nga dëbora dhe mbeti me metropolë të çkyçur pothuajse tërë ditën. Kulmi i politikës sociale të “suksesshme” ishte i pastrehuri i cili në -28 gradë e humbi jetën, derisa punëtorët socialë festonin Krishlindjen. Ndërsa, as Viti i Ri, as liturgjitë solemne për Krishtlindje, nuk i fshinë akuzat e politikanëve aktual të qeverisëses VMRO-DPMNE.
Sipas kalendarit, Maqedonia e filloi faqen e re me faqe të plota, të shkruara me probleme të panumërta shoqërore-politike. Ndërsa, qytetarët e ngrirë nga i ftohti, të frikuar nëse do të kenë mjete të mjaftueshme për ngrohje, nëse dimri polar vazhdon, disponimin festiv e zëvendësuan me pasigurinë rreth përfundimit të krizës politike, pas marrëveshjes së Përzhinës dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.
U miratua platforma e partive të shqiptarëve etnikë
Pas këshillave nga Tirana dhe Prishtina, liderët e partive të shqiptarëve të Maqedonisë, e miratuan Platformën e cila është kusht për koalicionim për partnerin e ardhshëm. Të vetëdijshëm se kanë rol kyç në formimin e koalicionit të ardhshëm, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, formuluan 30 kërkesa, ndërsa “Deklarata” është me afat për implementimin e tyre. Mes tyre, arritja e barazisë së plotë në pajtim me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën, aplikim rigoroz i parimit të multietnicitetit në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, në të cilën Shqiptarët janë të pranuar si popull shtetformues. Mbështetje për çdo iniciativë ligjore ose kushtetuese me të cilën forcohet barazia etnike e popullatës shqiptare. Arritja e barazisë së plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në to gjitha nivelet e pushtetit, dhe sigurimi për përdorimin e gjuhës si e drejtë elementare dhe kushtetuese. Në Kushtetutë të qëndrojë “gjuha maqedonase dhe alfabeti qirilik, gjuha shqipe dhe alfabeti shqip janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”. Debat gjithpërfshirës për flamurin shtetëror, himnin dhe stemën e Republikës së Maqedonisë, me qëllim që simbolet shtetërore ta shprehin multietnicitetin e shtetit dhe barazinë etnike. Miratim i rezolutës në Kuvend, me të cilën gjykohet gjenocidi mbi popullatën shqiptare në Maqedoni në periudhën 1912 – 1956, mbështetje të punës së paanshme të Prokurorisë Speciale, pa paragjykime etnike dhe politike...”
Këto kërkesa të BDI, BESA-S dhe Aleancës së Shqiptarëve edhe më tepër i tronditën fantazmat, ndërsa politikologët dhe analistët vlerësojnë se Deklarata e komplikon situatën veç më të komplikuar në shtetin.
Publiku i Maqedonisë në pritje të qeverisë së re
Edhe pse legjitimiteti i zgjedhjeve më 11-dhjetor dhe i tërë procesi zgjedhor për këto zgjedhje të parakohshme është diskutabil, me faktin se Komisioni Shtetëror Zgjedhor i dorëzoi mndatet e deputetëve të ardhsëm, ndërsa në seancën e parë konstitutive ato edhe u pranuan, në mënyrë formale janë plotësuar kushtet për hapin e ardhshëm. Duke pasur parasysh shumicën e 51 deputetëve, VMRO-DPMNE e fitoi mandatin nga Presidenti Gjorgje Ivanov. Mirëpo, mbetet e pasigurtë se cilat hapa do t’i bëjnë partitë në 20 ditët e ardhshme.
Shumë çështje janë të hapura: nëse të gjitha partitë shqiptare do të pajtohen të ulen në tryezë të rrumbullakët me Gruevskin, i cili është i akuzuar për vepra penale nga afera “Përgjimet” dhe sa ai është i gatshëm që në emër të anëtarësisë së tij të heq dorë, nëse merren parasysh ofendimet e ashpra dhe retorika nacionaliste gjatë zgjedhjeve, e drejtuar shqiptarëve në Maqedoni.
Dhe në fund, vallë LSDM e Zoran Zaevit, e cila fitoi 49 mandate, tani do të bëhet partia e re qeverisëse e cila do të bëjë marrëveshje për detajet nga Deklarata e shqiptarëve, ose na presin zgjedhje të reja në shtator?
Opinioni ndërkombëtar me rekomandime për formim të Qeverisë stabile
Opinioni ndërkombëtar me vëmendje e ndjek situatën në Maqedoni. Mbeten rekomandimet për formim të Qeverisë stabile e cila do t’i realizojë marrëveshjet e nëmshkruara politike, vendi të vazhdojë rrugës së reformave për kthimin e sundimit të drejtësisë, lirisë së mediave, kthimit të demokracisë...
Ndërsa, diplomati Belg Piter Vanhoute, parlamentarëve të Maqedonisë u porositi të zgjedhin folësin e parlamentit, pa e pritur Qeverinë e re. Folës i cili do të jetë “zgjidhje e kënaqshme për të gjitha partitë parlamentare”. Ai i porositi edhe Presidentit Gjorgje Ivanov t’ia dorëzojë mandatin për qeveri të re kandidatit që nuk do ta “shkatërrojë plotësisht demokracinë e Maqedonisë dhe që mes tjerash, do të angazhohet për punë të denjë të Prokurorisë Speciale Publike, dhe gjykatë të pavarur të Maqedonisë në përgjithësi.
Monika Taleska
This post is also available in: MacedonianEnglish