Analizë javore: Zgedhjet e parakohshme në Maqedoni mbaruan, problemet mbetën!

Rivotimi në vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës, e ka rrumbullakësuar procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat, në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës, duhej të vendosin fundin e krizës shumëveçare në Maqedoni. Por, rezultatet nga votimi, 245 përballë 149 votave në llogari të LSDM dhe koalicionit  “Për jetë në Maqedoni”, me dalje prej 402 votues nga gjithsej 714 qytetare/ë të evidentuar dhe me të drejtë vote, nuk e ndryshojnë konstelacionin politik, përballë mandateve të fituara në Kuvendin e ri (VMRO-DPMNE -51 DHE LSDM -49, BDI-10, Besa -5, PDSH -2, dhe Aleanca për shqiptarët – 3).

Mbetet dilema, kush do ta fitojë mandatin që të formojë qeverinë e re, VMRO-DPMNE ose LSDM?!

Duke pasur parasysh faktin se  asnjë nga këto dy parti, gjegjësisht, koalicione, nuk kanë numër të mjaftueshëm të deputetëve që të formojnë qeveri, është e qartë se do të vijojnë turbulenca të reja në skenën e lëkundur piolitike të Maqedonisë. Problemet jo vetëm që nuk janë zgjedhur, por edhe janë thellësuar.

Edhe Tearca ka vërtetuar: Maqedonia është largë zgjedhjeve të drejta dhe të besueshme!

Rivotimi në Tearcë është vërtetim se Maqedonia, edhe pas 25 vitesh pavarëesie, dhjetë vite sundimi nga VMRO-DPMNE dhe pas nagociatave intensive për dy vite me radhë në tryezën e rrumbullakët me liderët e LSDM, BDI dhe PDSH, me prezencë të obligueshme dhe kanalizim të aktiviteteve nga ndërmjetësuesit nga BE dhe SHBA. Në fakt, është larg nga demokracia, e cila ka kapacitetin për zbatim të zgjedhjeve të drejta, të qeta, demokratike dhe të besueshme. Rezultatet zgjedhore nga rivotimi në Tearcë, 91: 87 në rrethin e parë, në llogari të VMRO-DPMNE dhe 149:245 pas rivotimit, në llogari të LSDM, problemet me defektin e UV llambës, vonesa e fillimit të votimit dhe ndërprerja gjetë votimit, ryshfeti i vërtetuar nga MPB me shuma të larta prej disa qindra euro për person, prezenca e forcuar e njësive policore në vetëm një vendvotim dhe e ushtarëve partiak nga më tepër komuna të cilët “marshonin” me makinat e tyre nëpër Tearcë, që ta stimulojnë dhe kontrollojnë abstinencën nga votimi, në kushte kur VMRO-DPMNE  ka paralajmëruar se nuk i merr në konsideratë vendimet e gjyqit..., tregojnë se e gjithë kjo është folklor zgjedhor maqedonas, i njohur nga shumë procese të kaluara zgjedhore.

Parregullsitë e verifikuara në vetëm një vendvotim në të cilin u rivotua, shpien nga të menduarit se sa, dhe çfarë parregullsi tjera në kundërshtim me Kodin Zgjedhor ndodhin në gjithë territorin e Maqedonisë?! Sipas kësaj, në Maqedoni nuk u mbajtën zgjedhje të besueshme, përkundër angazhimeve të Marrëveshjes së Përzhinës.

tearce-policija

KSHZ nuk e pastroi as Listën e Votuesve

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka sjellur vendim për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme, me Listë të Votuesve që përjetoi rrëmujë, e jo pastrim, gjë për të cilën CIVIL ka dhënë vërejtje në vazhdimësi. Punohej me muaj, u realizuan fushata, u harxhuan mjete, qytetarëve u prezentoheshin të dhëna se punohet me përkushtim mbi këtë problem, një nga parakushtet kyçe për zgjedhje të besueshme.

Zgjedhjet kaluan, ndërsa qindra qytetarë nuk arritën të gjejnë veten në Listën Zgjedhore. Lista e Votuesve ishte plotë me emra të personave të vdekur, me “fantazma” që “jetojnë” në adresa joekzistuese ose në adresa të familjeve banorët e të cilave realisht janë të shlyer. Shumë qytetarë paraqitjet e tyre i kanë dorëzuar  dhe janë azhurnuar nga KSHZ, por shumë, shumë qytetare/ë tjerë në vendin mbetën të padrejtësuar. CIVIL i ka dorëzuar “në dorë” në ambientet e KSHZ paraqitjet e shumë qytetarëve të padrejtësuar, por...

Lista e Votuesve u mbyll nga KSHZ, ndërsa të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore nuk e realizuen qytetarë, mes tyre edhe persona publikë të cilët ishin shlyer për arsye të panjohura. Ky nuk ishte qëllimi i  Marrëveshjes së Përzhinës.

png-500x268-500x268

Prokuroria Speciale Publike ende lufton për vazhdimin e mandatit

Prokuroria Speciale Publike (PSP), eformuar në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës, punon në mënyrë profesionale dhe themelore në zbulimin e keqpërdorimeve të cilat janë pjesë nga afera “Përgjimet”. Janë hapur edhe shumë raste tjera penale, janë akuzuar politikanë të shquar të qeverisëses VMRO-DPMNE, por regjistrimet nga “bombat” ende nuk janë dëshmi e mjaftueshme për gjykatën e Maqedonisë!? Mandati i PSP nuk është vazhduar, as nuk është sjellë ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, i cili ishte një nga kërkesat kyçe të këtij komisioni i cili duhet ti zbardhë  të gjitha keqpërdorimet dhe veprat penale të cilat gjatë dhjetë viteve të kaluara i kanë kryer politikanët e pushtetit, duke i shkaktuar dëme të mëdha buxhetit shtetëror, duke i varfëruar qytetarët. Megjithatë, puna e PSP jep shpresë se ka shpresë për realizim të drejtë të Marrëveshjes së Përzhinës.

kpo_2784-470x246

Mbaroi monitorimi i komisionit ad-hok, mediat përsëri në “udhën” e pushtetit

Komisioni ad-hok, i formuar në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës, duhej të sigurojë informim të balancuar të publikut gjatë 100 ditëve para zgjedhjeve të parakohshme të cilat u mbajtën më 11 dhjetor. Intenca ishte që ky trup rregullues në të cilin merrenin pjesë nga dy anëtarë, kuadro të zgjedhur nga partitë më të mëdha politike të bllokut maqedonas, VMRO-DPMNE dhe LSDM, ndërsa anëtari i pestë – gazetar i pavarur, shqiptar etnik, të jep razultate të dukshme në skenën e robëruar mediatike.

Zgjedhjet mbaruan, monitorimi mbaroi, por nuk u ngrit asnjë procedurë penale kundër asnjë medias! Meemërimin e Santa Argirova për kryeredaktore të Programit Informativ të RTVM (si propozim i LSDM), në fakt u arrit  përparim i vogël në aspekt të informimit të balancuar, por ndryshime të dukshme në skenën mediatike, nuk ndodhën.

2

Vallë duhet marrëveshje e re për dalje nga kriza!

Në fund të këtyre zgjedhjeve, Maqedonia është përsëri e drejtuar para një sfide edhe më të madhe: vallë edhe më tej do të jetë e robëruar nga politikat e njohura të pushtetit të deritanishëm, ose do të hapet faqja e re e demokracisl, me politikat të cilat premtuan dhe krijuan hapësirë për koncept qytetar?

Ajo që në këtë moment është e qartë, është se vijon konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit, pasi që KSHZ të dorëzojë vërtetimet për mandatet për deputetë deri te presidenti i deritanishëm, Trajko Veljanovski.

Monika Taleska

This post is also available in: Macedonian