Anketë e CIVIL: 67% të anketuar vlerësojnë se rezultatet zgjedhore nuk janë pasqyrë reale e vullnetit të qytetarëve

Sot, në ditën e dhjetë nga konstituimi i Kuvendit, mbaron afati kur presidenti Gjorgje Ivanov duhet ta jep mandatin për formimin e Qeverisë, partisë e cila do të mund të sigurojë shumicë në Parlamentin.

Në pritje të asaj se kush do të formojë Qeverinë, dy javët e kaluara CIVIL-Qendra për Liri ka realizuar onlajn anketë në temën: Kush fitoi në zgjedhjet?

2

Më tepër se gjysma e qytetare/ëve (58%) të anketuar, vlerësojnë se qeverinë e re do ta formojnë LSDM dhe koalicioni bashkë me BDI dhe një nga partitë më të vogla shqiptare, të cilat fituan mandate deputetësh në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. Sipas 17% të anketuarve, qeverinë do ta formojnë koalicioni i fundit qeveritar i VMRO-DPMNE dhe BDI, bashkë me edhe një parti shqiptare.

Në pyetjet nëse partitë më të mëdha VMRO-DPMNE dhe LSDM do t’i pranojnë kushtet  e partive shqiptare për formim të qeverisë, 52% mendojnë se VMRO-DPMNE do t’i pranojë kushtet, përballë 69% të cilët janë përgjigjur se LSDM do të pajtohet me kërkesat e partive shqiptare.

1

Rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për 67% nga të anketuarit, nuk e paraqesin pasqyrën reale të vullnetit të qytetare/ëve.

Sa u përket përgjigjeve në pyetjen se kush ka fituar në zgjedhjet, 65% mendojnë se fitues është koalicioni i udhëhequr nga LSDM, derisa për 20% nga të anketuarit – në zgjedhjet ka fituar koalicioni i VMRO-DPMNE.

2

Dy partitë, VMRO-DPMNE dhe BDI, të cilët e formuan koalicionin qeveritar në zgjedhjet në vitin 2014, sipas një pjese më të madhe e të anketuarve, ka përjetuar disfatën më të madhe në zgjedhjet më 11 dhjetor. Për 45%, ajo është VMRO-DPMNE, ndërsa për 31% - rezultatet nga zgjedhjet ishin shkatërruese për BDI.

Pjesa më e madhe e të anketuarve mendojnë se këto zgjedhje nuk do të sigurojnë qeveri të qëndrueshme me mandat katërvjeçar, gjegjësisht, se në Maqedoni përsëri do të ketë zgjedhje të parakohshme. 43% nga të anketuarit mendojnë se këto zgjedhje do të mbahen së shpejti, ndërsa për 30% - do të mbahen bashkë me zgjedhjet lokale në pranverë.

Qytetare/ët janë të ndarë për pyetjen: Vallë ndryshimi i pushtetit do të thotë edhe mbarim i krizës politike dhe përmirësimit të jetës? 47% të anketuar janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa për 45%, kriza politike nuk do të mbarojë me ndryshimin e pushtetit.

635 nga të anketuarit nga qeveria e re presin punë të papenguar të PSP dhe vazhdim të mandatit.

This post is also available in: Macedonian