Komisioni për çështje për zgjedhje dhe emërime, u përgjigj pozitivisht në kërkesat për apanazh, nga pesë anëtarët e mëparshëm të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për të cilët opinioni kuptoi se e kanë keqpërdorur funksionin e tyre që të fitojnë bonuse marramendëse, ndërsa janë qerasur edhe me celularë dhe “lodra” tjera luksi dhe beneficione. Përveç përfaqësueses së Besa, të gjithë anëtarët e KSHZ kanë dhënë dorëheqje, pas të cilave ky institucion mbeti pa kokë edhe zyrtarisht.
Sipas nenit 22 nga Ligji për rrogë dhe kompensime tjera, sipas të cilit, deputet funksionar ose udhëheqës i cili ka dhënë dorëheqje ose është shkarkuar nga detyra para kalimit të kohës për të cilën është zgjedhur, emëruar ose caktuar, i ka të gjitha të drejtat nga neni 19 i këtij ligji, me të cilin përcaktohet apanazhi, komisioni parlamentar nuk ka pasur zgjidhje tjetër përveç t’u miratojë rreth 1000 euro në muaj në afat prej një viti.
Sipas kërkesave, Komisioni për çështje zgjedhore dhe emërime, me këtë vendim vërteton se nuk ka bazë të thirret në Nenin 23 sipas të cili personat nga paragrafi 1 i këtij neni, nuk e kanë të drejtën nga neni 19 i këtij ligji, gjegjësisht, se kjo e drejtë u ndërpritet nëse janë të dënuar sipas ligjit për vepra penale kundër shtetit ose për vepra penale nga interesi. Në paragrafin 1 të Nenit 23 thuhet se një deputeti, funksionari dhe udhëheqësi i ndalet e drejta, para kalimit të kohës së përcaktuar në nenin 19 të këtij ligji, atëherë kur ai e kërkon këtë, kur të punësohet ose të zgjidhet ose të emërohet në funksion tjetër mbi bazë nga e cila e realizon rrogën.
Mirëpo, në opinion, sipas qytetarëve, por edhe sipas Civilit dhe ekspertëve juridik me të cilët u konsultuam, ekziston vërtetim se vendimi i Komisionit është dashur të jetë ndryshe, gjegjësisht, të merret parasysh fakti se ekzistojnë tregues për keqpërdorim të funksionit dhe parave publike.
Raportet, gjetjet dhe analizat e Civilit, si organizatë me përvojë shumëvjeçare në vëzhgimin zgjedhor, që nënkupton edhe vëzhgimin e KSHZ, tregojnë e ekzistojnë tregues për shkeljen e ligjit edhe nga ana e Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime. Pse?
Së pari, baza e dorëheqjes së anëtarëve të KSHZ është rezultat i presionit të publikut. Në atë kohë, videoja që e publikoi Civili si pjesë e iniciativës “Kërkoj përgjigje”, KSHZ, dorëheqje kur? U bë virale dhe larg nga ajo se u bë mënyrë e vetme për shprehjen e pakënaqësisë në mediat dhe rrjetet sociale. Tënesërmen, në seancë të veçantë, anëtarët e KSHZ dhanë dorëheqje me shumë arsyetime, mirëpo në asnjë çast nuk treguan arsye të qarta, se dorëheqjet janë për shkak të manipulimeve dhe keqpërdorimeve të ligjeve dhe procedurave, për shkak të jotransparencës dhe menaxhimit të keq të parave. Institucionet ishin të verbëra, të shurdha dhe memece, si çdo herë. Ata nuk ngritën procedurë për zbardhjen e rastit. Si shpërblim, tani qytetaret dhe qytetarët duhet të paguajnë edhe për apanazhin e anëtarëve të KSHZ, të cilët, rastësisht, janë famëkeq.
Civili vazhdimisht e ka alarmuar opinionin dhe i bënte thirrje Komisionit Shtetëror Zgjedhor të mbahet në parimet e transparencës dhe përgjegjësisë. Civili dha kërkesë për informatat me karakter publik pikërisht në pjesën e shpenzimit të parave publike për vitin 2016 dhe 2017, mes të cilave edhe për lartësinë e pagesave mujore të caktuara, bonusët, telefonët celularë, prokurimet dhe çështje tjera lidhur me ligjshmërinë e punës së 9 anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Përgjigja ishte se kërkesat tona nuk janë informata të interesit publik. Së shpejti u tregua pikërisht e kundërta. Dolën të gjitha informatat me shuma konkrete për çdo anëtar, duke i përfshirë edhe bonuset.
Në atë shumë parash dhe sjelljes së papërgjegjshme, kërkesat për apanazh ishin të kritikuara, me një pikë shprese se Komisioni për çështje zgjedhore dhe emërime do të vendos ndryshe, sipas ligjit. Mirëpo, vendimi i këtij komisioni parlamentar është sjellur me automatizëm, pa diskutim për keqpërdorime të funskionit dhe keqpërdorime të parave publike. Në vend të kësaj, Aleksandar Çiçakovskit, Violeta Dumës, Igor Milevit, Sillvana Bonevës dhe Subhi Jakupit, shteti, gjegjësisht taksapaguesit do t’u paguajnë apanazh edhe një vit.
“Keqpërdorimet e parave publike, jotransparenca dhe papërgjegjësia janë njolla mjaftë të zeza në punën e KSHZ, e të mos flasim edhe për të gjitha faktet që tregojnë për zgjedhje të zbatuara keq në vitin 2016 dhe 2017” – komenton Xhabir Deralla nga Civili – “Komisioni për çështje zgjedhore dhe emërime tepër lehtë e kaloi këtë pikë në rendin e ditës. Sikur jetojnë në vend tjetër dhe sikur nuk janë përgjegjës për paratë e qytetarëve që i zgjodhën në funksionet e tyre. Kjo sjellje është e papranueshme dhe vetëm tregon se çfarë trajtimi kanë parlamentarët ndaj parave tona”:
Civili ende nuk ka pranuar përgjigje për kërkesat, përveç se duhet përsëri të kalohet nëpër procedurën e njëjtë. Gjegjësisht, siç shpjegoi Ljupka Guguçevska në deklaratë për CIVIL Media, nëse kërkesa njëherë pranon përgjigje, pala e pakënaqur mund të parashtron kërkesë përsëri dhe në atë rast shërbmi profesional i KSHZ do të prononcohet përsëri për kërkesën. Dhe kjo mund të vazhdojë pa fund, deri sa dikush të heq dorë.
Kjo ndarje e rastit “ Dorëheqje e KSHZ” na drejton nga neni i lartpërmendur 23, paragrafi 1, konkretisht për mospasjen e të drejtës për apanazh, nëse është kryer veprim nga interesi.
Për fund, edhe vendimi i Komisionit për kërkesën e apanazhit nga Violeta Duma, është kontestues. Kërkesa e saj për apanazh, u miratua, ndërsa sipas kufirit të moshës ajo veç më duhej të jetë e pensionuar. Nëse është vendosur, atëherë vetë Komisioni në rastin e saj, sipas nenit 19 i Ligjit për rrogë dhe kompensime tjera në të cilat thuhet se deputeti, funskionari dhe udhëheqësi nuk mund të fitojë të drejtën për apanazh, nëse i ka plotësuar kushtet për pensionim sipas moshës, në pajtim me ligjin, e ka shkelur ligjin.
Besimi në parlamentin dhe në KSHZ është harxhuar. Si mund të mendojnë të përgatisin zgjedhje të reja me zero besim në ata, nuk është e qartë. Ky skandal do ta kushtojë vendin edhe më tepër se e tërë shuma e parave që është keqpërdorur. Për pak më tepër se gjysmë viti, çdo gjë duhet të jetë e gatshme për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, sepse, sistemi zgjedhor institucionet dhe ligji, nuk guxojnë të ndryshohen gjashtë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve.
Biljana Jordanovska
This post is also available in: MacedonianEnglish