Bogdanca tha JO për minierat!

Qytetaret  dhe qytetarë e komunës Bogdanci me shumicë të madhe thanë JO për minierat në deklarimin në referendumin sot. Dalja ishte 60,78% nga gjithsej 6.918 votues të regjistruaar në komunë. Në pyetjen “A jeni për vazhdimin e ndërtimit të minierës Kazandoll?”, 4,120 qytetarë u deklaruan kundër,  ndërsa vetëm 71 ishin për. Në pyetjen “A duhet të lejohet hapja e minierave tjera në komunën Bogdanci?”, 4,126 votuan kundër, ndërsa vetëm 66  votuan për.

Pushteti lokal është i obliguar ta respektojë vullnetin e qytetareve dhe qytetarëve.

Vëzhguesit e CIVIL – Qendrës për Liri nga terreni shë nuan probleme më të vogla dhe të pritura.

Mbi 10 qytetarë nuk patën mundësinë ta realizojnë të drejtën e tyre, sepse nuk ishin në Listën e Votuesve.

Në një vendvotimu shënua se UV – llamba nuk punonte.

Vëzhguesit  e Civilit informojnë edhe për  stërvitje të pamjaftueshme e një pjese të anëtarëve të këshilleve zgjedhore.

Shënohen edhe presione. Në 24 orët e fundit, më tepër qytetare dhe qytetarë nga komuna Bogdanci kanë pranuar telefonata nga aktivistë të VMRO-DPMNE të mos dalin në deklarimin e sotëm në referendum, ose të deklarohen në interes të hapjes së minierave, gjegjësisht, për vazhdimin e punës në minierën Kazandoll.

Edhe pse iniciativa “Shpëtim për Bogdancën” është e mbështetur nga Këshilli Komunale, gjegjësisht, nga të gjitha partitë, si dhe nga organizatat e shoqërisë qytetare, megjithatë, presionet kundër suksesit në referendum janë evidente, me çfarë shihet se strukturat partiake në nivel lokal dhe qendror, kanë pozita të ndryshme për këtë çështje.

Në deklaratën për mediat, pas mbylljes së vendvotimeve, Xhabir Deralla, në emrin e CIVIL – Qendrës për Liri, u uroi qytetareve dhe qytetarëve në komunën Bogdanci për referendumin e sukseshëm.

Si në referendumin në Gjevgjeli, Civili është organizata e vetme nacionale  e cila e vëzhgoi referendumin në Bogdanci me 14 vëzhgues të akredituar. Përgatitjet për referendumin në Vallandovë janë në rrjedha.

This post is also available in: MacedonianEnglish