CIVIL – Qendra për Liri vazhdimisht e monitoron punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor edhe pas mbarimit të zgjedhjeve, pavarësish nga fakti që ky institucion në asnjë rast nuk ju përgjigj mesazheve, kërkesave, raporteve dhe thirrjeve të shumta.
Sipas Kodit Zgjedhor, obligimi i KSHZ ishte që në afatet e caktuara, të del para opinionit me Raportin për zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të mbajtura më 11 dhjetor 2016, dhe me Raportet financiare për të ardhurat dhe shpenzimet e partive politike në periudhën prej 21 nëntor deri më 11 dhjetor 2016. Deri tani janë publikuar raporte financiare për vetëm katër parti (koalicione) politike.
Obligimi i KSHZ për azhurnimin e Listës Votuese ende vazhdon. Deri tani, në ueb faqen e KSHZ është publikuar Raporti përmbledhës mujor për ndryshime të zbatuara në Listën e Votuesve vetëm për muajin janar 2017.
Si përkujtim, më 9 dhjetor, pas konferencës për shtyp para selisë së Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Civili tentoi që një përfaqësuesi të këtij institucioni t’ia dorëzojë rastet e 104 personave të “zhdukur” nga Lista e Votuesve, të cilët ishin vetëm një pjesë e mbi 1000 qytetareve dhe qytetarëve të cilët u lajmëruan në selinë tonë me ankesë se janë të shlyer. Për befasinë tonë të madhe dhe të pakëndshme, në KSHZ nuk pati askush që mundej ta pranonte materialin të cilin e përgatiti ekipi i Civilit, duke tentuar tu ndihmojë së paku njëqind qytetareve dhe qytetarëve që ta realizojnë të drejtën e tyre votuese. Në KSHZ, thjeshtë nuk pati askush, vetëm 24 orë para ditës së zgjedhjeve!
J.D. nga komuna Qendër disa herë është drejtuar deri te Civili për këshillë lidhur me statusin e saj në Listën e Votuesve. Pasi nuk është gjetur në Listën e Votuesve, ka kërkuar sqarim nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Gjatë vetëm një telefonate me repartin për lista zgjedhore në KSHZ, ka pranuar së paku persë përgjigje të ndryshme.
Së pari i është thënë se ndoshta tani nuk është në listë sepse kanë problem teknik, por, se në ditën e zgjedhjeve me siguri do të jetë në Listë. Kur ka insistuar ta gjejë emrin e saj në Listën para ditës së zgjedhjeve, i kanë treguar se kjo nuk është e mundshme sepse, sipas të dhënave të tyre, letërnjoftimi i saj është me afat të kaluar. Letërnjoftimi i J.D. ka afat deri në vitin 2020!
Pastaj i kanë thënë se gjendet në listën kontestuese, dhe se duhet të paraqitet në afatin ligjor të paraparë për paraqitjen e personave që figurojnë si votues fantazma. Kur ju ka shpjeguar se në adresën e saj nuk ka votues fantazma, ka pranuar përgjigje të drejtohet deri te MPB dhe ti paraqesë banorët tjerë për arsye se janë në numër të madh.
Me fjalë tjera, në KSHZ e kanë këshilluar ta paraqesë familjen e saj si të paqenë!
Në fund, përfundimi i KSHZ ka qenë se Lista e votuesve është e mbyllur dhe se në asnjë mënyrë emri i saj nuk do të gjendet në të njëjtën, gjegjësisht, në zgjedhjet e 11 dhjetorit ajo nuk do ta realizojë të drejtën e saj të garantuar kushtetuese për votë, edhe pse deri tani 20 vite ka votuar në të njëjtën adresë pa problem. Kur ka pyetur që nëse do të ankohet deri te KSHZ, vallë do të mundet të bëjë diçka, i janë përgjigjur se kjo është e drejta e saj qytetare, por se ankesa e saj nuk do të ndikojë mbi vendimin e tyre të jetë e shlyer nga Lista e Votuesve.
E kontaktuam sërish J.D., duke e inkurajuar të mos heq dorë nga realizimi i të drejtës saj votuese. Përgjigja e saj ishte si vijon:
“Ju falënderoj për orvatjen Tuaj për korrigjimin e “dëmit veç më të kryer”. Të drejtën time për votë në dhjetor nuk e realizova, ndërsa, sa i përket të drejtës time për paraqitje “plotësuese”, nuk ka më shansa teorike: shpejtë pas ngjarjes u shpërngula nga vendi ynë i dashur.
Me dëshirë për përfundim pozitiv të kësaj lufte Tuajën, dhe me këtë edhe timen, nga zemra Ju përshëndes dhe Ju dëshiroj sukses!”
Për më tej, J.D. na u përgjigj se për çdo rast, është paraqitur në ditën e votimeve dhe është vërtetuar se nuk gjendet në Listën e Votuesve. E dëshpëruar dhe e revoltuar, nuk ka ndërmend të kthehet në maqedoni.
Në pritje të raportit përmbledhës të shkurtit, për ndryshime të realizuara në Listën e Votuesve, shpresojmë që edhe kësaj here qytetaret dhe qytetarët do të kenë mundësinë të shohin se cilët votues janë të shlyer, ndërsa cilët janë të vendosur në Listën e Votuesve. Kjo është me rëndësi të posaçme, duke i pasur parasysh informatat e pakta që vijnë nga KSHZ.
Për momentin, qytetaret dhe qytetarët nuk kanë qasje deri te Lista e Votuesve.
Biljana Jordanovska
This post is also available in: MacedonianEnglish