E palejueshme është përfaqësues i një prej partive më të mëdha politike të shpërndan stereotipa rreth pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe publike, duke u shërbyer me fjalor primitiv.
“Në një shoqëri demokratike dhe progresive e cila synon në drejtim të vlerave evropiane nuk ka hapësirë për deklarata shoviniste dhe seksiste, posaçërisht jo prej zëdhënës të partive polikë”, shkruan CIVILi në kumtesën e sotshme në të cilën publikisht e dënon deklaratën e turpshme të zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, drejtuar ndaj ministreshës së re për financa, Nina Angellovska.
Nga organizata potencojnë se publikimi i cili vjen nga Stoillkovski me mesazhe të cilat paraqesin diskriminim në bazë gjinore, seksizëm, shovinizëm dhe mizogoni.
“Është e palejueshme përfaqësues i një prej partive më të mëdha politike të shpërndan stereotipa rreth pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe publike, duke u shërbyer me fjalor primitiv.
Me retorikën e këtillë, Stoillkovski nuk mundohet ta diskreditoj vetëm ministreshën Angellovska, por të gjithë gratë. Koha e marrëdhënies krejtësisht mizore ndaj grave mbaroi!
E thërrasim Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi të ngrit iniciativë për proces para organeve kompetente për shkak të shkeljes së ligjit për ndalim dhe mbrojtje nga diskriminimi nga ana e Stoillkovskit. Shteti dhe shoqëria duhen patjetër t’i japin fund shovinizmit dhe mizogonisë!”, thuhet në kumtesën e CIVILit.
This post is also available in: MacedonianEnglish