CIVIL: Dhuna mbi gazetarët nuk tolerohet!

Maqedonia sot do ta shënojë Ditën Ndërkombëtare për ndalimin e mosndëshkimit të dhunës mbi gazetarët, me vetëm një dënim për gjithsej 54 sulmet mbi gazetarët gjatë pesë viteve të fundit.

Dënimi me gjashtë muaj burg për Matija Kanikovin, i cili në protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”, e sulmoi ekipin gazetar të A1 On, është dënimi i parë me të cilin sulmuesi i gazetarit në Maqedoni është i dënuar me dënim me burg, me çfarë u ndërpre politika e më tepër dekadave e mosndëshkimit për sulme mbi gazetarë.

CIVIL – Qendra për Liri edhe një herë, para shënimit të ditës ndërkombëtare për ndalimin e mosndëshkimit për dhunën kundër gazetarëve, e përshëndet këtë vendim të gjykatës, si mesazh të qartë se sistemi  nuk guxon të tolerojë dhunë mbi gazetarët. Njëkohësisht, dënimi i këtillë ndikon pozitivisht edhe në rritjen e sigurisë së gazetarëve, që është parakusht themelor për hulumtimin dhe informimin e tyre të lirshëm dhe të paanshëm.

Sistemi duhet të tregojë dhe të dëshmojë se i mbron të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, siç është liria e shprehjes!

Në atë kuptim, CIVILi i inkurajon institucionet, dhe në veçanti Prokurorinë Themelore Publile, të vazhdojnë të punojnë në drejtim të mbrojtjes së gazetarëve dhe të punëtorëve të mediave. Ky angazhim nuk guxon të ndalet në një dënim të vetëm!

This post is also available in: MacedonianEnglish