CIVIL me mbështetje të plotë për PSP

Qytetarët dhe qytetaret e Republikës së Maqedonisë misionin e PSP e përjetojnë si hap vendosës nga kthimi i sundimit të drejtësisë. Asnjëherë më nuk guxon të lejohet që dikush të ndalet mbi ligjin! Asnjëherë më krim, korrupsion, dhunë strukturore, keqpërdorime dhe vjedhje zgjedhore! Këto pritje dhe shpresa, i inkurajoi pikërisht PSP.

Edhe Rezoluta e Parlamentit Europian përfshin punën  e Prokurorisë Speciale Publike dhe kërkon nga të gjitha subjektet politike dhe institucionet shtetërore, mbështetje në punën e tyre.

Mirëpo, nga 4 dhjetori i vitit të kaluar, kur filloi me punë, deri sot, PSP ballafaqohet me pengesa të vazhdueshme. Në fillim të punës, PSP u ballafaqua me pengesa të ashpra, me tentime për diskreditim, me bllokada nga ana e gjykatës së korruptuar politike, me refuzimin e kërkesave  për paraburgime ose masave të kujdesit ndaj personave të dyshuar për vepra serioze penale.

Por, Prokuroria Speciale Publike e vazhdoi  betejën për drejtësi, duke demonstruar përkushtim të paparë, qëndrueshmëri dhe profesionalizëm. Betejën për drejtësi e mori ekipi guximtar i Katica Janeva, kundër të gjitha sfidave.

Abolimi të cilin e shpalli Presidenti Ivanov, ishte me qëllim të qartë për pengimin e punës së këtij institucioni, dhe i shkaktoi dëme të mëdha procesit të tejkalimit të krizës politike në vend.

PSP këto ditë kërkoi vazhdimin e afatit prej 18 muaj për mbarimin e procedurave hetimore dhe ngritje të akuzave kundër të dyshimtëve.

CIVIL-Qendra për Liri shpreh mbështetje të plotë ndaj punës së PSP dhe kërkesën e tyre e vlerëson si hap të domosdoshëm. Në fakt, sipas CIVIL, kërkesa për vazhdim paraqet kërkesë për kthimin e kohës së marrë për shkak të pengesave nga qendrat e fuqisë dhe nga abonimi i Ivanovit. Kjo është minimalja që mundet, por edhe duhet vepruar Kuvendi i Republikës së Maqedonisë!