CIVIL: Ndal dhunës!

CIVIL -Qendra për Liri e dënon ashpër çdo lloj të dhunës. Pavarësisht  nga ajo nëse hetimet do të vërtetojnë prapavijë politike ose kriminele të dy sulmeve mbi kandidatët për kryetarë komune në Kërçovë dhe në Shuto Orizarë, dhuna është e papranueshme!

Edhe pse ekipet vëzhguese të Civilit jo-zyrtarisht kuptojnë se bëhet fjalë për përleshje kriminele në rastet mbi Abazin në Kërçovë dhe Bajramin në Shuto Orizarë, është simptomatike që bëhet fjalë për kandidatë për prefektë. Edhe pse rastësia nuk është e përjashtuar, këto sulme të shpeshtuara tregojnë për nervozizëm dhe tensione nëpër komuna, si dhe për lëvizjen e shtuar të strukturave kriminele.

Dhuna gjatë zgjedhjeve, pavarësisht nga motivet, e minon karakterin demokratik të procesit zgjedhor dhe i sjell në pyetje themelet  e shoqërisë dhe shtetit. Nga dhuna asnjëherë nuk mund të del diçka e mirë, përveç humbjes tragjike të jetëve, frikës dhe kaosit.

Prandaj, kërkojmë nga institucionet që me vendosmëri ta kundërshtojnë dhunën, ndërsa shkelësit e ligjit të sanksionohen në pajtim me ligjin. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje gazetareve dhe gazetarëve qytetarë ta ndjekin situatën në terren syhapur, dhe për çdo incident menjëherë të dërgojnë video incizim në Civil.

This post is also available in: Macedonian