Me rastin e shënimit të Ditës Universale të fëmijës, CIVILi edhe një herë alarmon për gjendjen e rëndë të drejtave të fëmijës në Maqedoni, dhe kërkon nga institucionet në vend të marrin masa urgjente për përmirësimin e gjendjeve. Një numër i madh i fëmijëve nuk kanë qasje në arsim cilësor, shëndetësi dhe kushte për jetë.
Përkujtojmë se çdo fëmijë, pa përjashtim, ka të drejtë për jetë dinjitoze dhe t’i gëzojë të gjitha të drejtat e vendosura në Deklaratën për të drejtat e fëmijëve. Fëmijët duhet ta gëzojnë mbrojtjen e posaçme të siguruar përmes ligjeve dhe mjeteve tjera.
Shteti dhe institucionet kanë obligim që fëmijëve t’u mundësojnë zhvillim fizik, mendor, shpritëror, moral dhe social, mënyrë të shëndoshë dhe normale të jetës në kushte të lirisë dhe dinjitetit!
Civili vazhdimisht, për 20 vite me radhë alarmon për keqpërdorimin e fëmijëve për qëllime politike dhe fetare dhe kërkon nga institucionet t’i dënojë të gjithë ata që i përfshijnë fëmijët në lojërat e tyre të fëlliqura.
Civili porosit: STOP për keqpërdorimin politik dhe fetar dhe indoktrinimin e fëmijëve! Nuk guxojmë të lejojmë që zhvillimi i fëmijëve të jetë i kontaminuar me antagonizëm të politikës ditore në aspektin partiak, fetar ose mobilizim.
Presim nga institucionet të marrin masa kundër të gjithëve që do të tentojnë t’i vendosin fëmijët dhe të miturit në listën e tyre të aktiviteteve. Kjo duhet ndalur menjëherë!
Sistemi arsimor është i rrënuar dhe fëmijëve as nga larg nuk u mundëson zhvillim normal. Shteti dhe institucionet duhet urgjentisht të sigurojnë qasje deri te arsimi cilësor për çdo fëmijë në Maqedoni!
This post is also available in: MacedonianEnglish