Ekipi vëzhgues i CIVIL –Qendrës për Liri do ta vëzhgojë zbatimin e referendumit në Bogdancë më 11 qershor (të dielën).
Qytetaret dhe qytetarët e komunës Bogdancë në referendumin do të deklarohen për dy çështje. E para është –të ndalohet ose të mos ndalohet ndërtimi i minierës Kazandoll, ndërsa paralelisht do të deklarohen edhe nëse do të lejojnë çfarëdo eksploatimi të minierave brenda kufijve e kësaj komune.
Si gjithmonë, Civili është i hapur për paraqitjet nga qytetaret dhe qytetarët, si dhe për materialet e gazetarëve qytetarë. Paraqitjet për parregullsi mund të bëhen në këto numra telefoni: 078 746 138 dhe 075 389 698, si dhe në ueb faqen Zgjedhje të Lira, për paraqitke të parregullsive zgjedhore. Me këtë rast, Civili I përkujton qytetarët se kohë më pare ka publikuar edhe Paraqitje të presioneve politike, mobbing dhe diskriminim, onlajn. Paraqitjet mund të bëhen edhe përmes mesazheve në Fejsbuk faqen Zgjedhje të lira.
Civili do ti dorëzojë paraqitjet deri te Komisioni Komunal Zgjedhor në Bogdancë, ndërsa për rrjedhën e referendumit do ta informojë opinionin perms kumtesave, lajmërimeve në ueb faqen CIVIL Media dhe informata në rrjetet sociale të Civilit.
Të drejtë për deklarim në referendumin kanë rreth 7,000 banorë të Komunës Bogdancë, në 12 vendvotime.
This post is also available in: MacedonianEnglish