CIVILi e dënon gjuhën e urrejtjes ndaj kundërshtarëve politikë

CIVIL – Qendra për liri reagon dhe e dënon ashpër gjuhën e urrejtjes që shtrihet në rrejtët sociale me rastin e informimit të kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, se është pozitiv me Kovid-19.

Gjuha e urrejtjes, në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme dhe marrjen me pandeminë mundet edhe më tepër t’i rrezikojë  të drejtat dhe liritë e njeriut. Përhapja e gjuhës së urrejtjes për përfitime partiake dhe politike, në llogari të shëndetit dhe jetës së huaj, vetëm e thellon krizën dhe e degradon kulturën politike në vend. Në vend se të ndihmojnë dhe të solidarizohen, politikanë të caktuare shfrytëzojnë pandeminë si mundësi për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes.

Edhe më tmerruese janë deklaratat në emër të fesë, dhe me deklarata helmuese në llogari të shëndetit të individëve, por edhe të gjithë qytetarëve pavarësisht nga statusi me virusin.

Pavarësisht nga përcaktimi partiak ose fetar, CIVILi kërkon të ndërpritet përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe thirrjet për dhunë.

CIVILi u bën thirrje institucioneve përkatëse të reagojnë shpejtë dhe t’i sanksionojnë sulmet e këtilla, sipas ligjeve, ndërsa i bën thirrje opinionit ta dënojë këtë sjellje.

Vetëm me kundërshtim të përbashkët ndaj këtyre dukurive, mund ta ndërpresim gjuhën e urrejtjes dhe të ndihmojmë në luftën kundër pandemisë.

Ekipi i CIVILit për komunikim

This post is also available in: Macedonian