CIVILi hap thirrje për aplikim për vëzhgues në zgjedhjet lokale

CIVILi ka hapur thirrje për vëzhgues në zgjedhjet lokale 2021. Organizata i ftoi anëtarët, mbështetësit dhe pjesëmarrësit në seminaret për gazetari qytetare, vëzhguesit në zgjedhjet e kaluara, si dhe të gjithë qytetaret dhe qytetarët e rritur të interesuar të aplikojnë për vëzhgues afatshkurtë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Thirrja në këtë faze është e hapur deri më 30 qershor në mesnatë.

                                                                              QASJE NË APLIKIM

Monitorimi i CIVILit nënkupton mobilitet, përkushtim dhe paanshmëri. Vëzhguesit afatshkurtë janë aktivë gjatë heshtjes zgjedhore, në ditën e zgjedhjeve dhe një ditë pas zgjedhjeve.

Katër nga kandidate/ët e paraqitur do të jenë të zgjedhur si vëzhgues afatgjatë, të cilët do ti bashkangjiten ekipit të monitorimit të CIVILit.

Anëtarë të ekipeve ndërkombëtare ose të misioneve  vendore vëzhguese, funksionarë partiakë dhe aktivistë të kyçur në fushatën zgjedhore, si dhe kandidatë në zgjedhjet, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë thirrje.

CIVIL

This post is also available in: Macedonian