CIVILI i dënon gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet për jetë ndaj kryeministrit dhe liderëve tjerë politikë

CIVIL- Qendra për Liri e dënon ashpër gjuhën e urrejtjes nga të gjitha subjektet politike dhe individët, grupe të organizuara ose të paorganizuara, si dhe kërcënimet ndaj kryeministrit Zoran Zaev dhe liderët tjerë politikë të cilët në video mesazhin e tyre i publikoi një person që paraqitet si lider i organizatës Vëllazëria Krishtere, Zharko Grozdanovski.

Vëllazëria krishtere është një nga organizatat, e afërt me grupacionet radikale që protestonin kundër marrëveshjes së Prespës dhe Ligjit për gjuhë, ndërsa disa prej tyre janë edhe anëtarë të bllokut të djathtë që i udhëhiqnin protestat që kulminuan me sulmin në Qeveri më 28 prill 2017. “ Mysafirë të tyre të nderit ishin Janko Baçev, Stevçe Jakimovski dhe radikalë tjerë të njohur. Pas heshtjes disamuajshe, Vëllazëria Krishtere u paraqit përmes zëdhënësit të tyre Grozdanovski. Si duket, “tërheqja” e tyre nga publiku ka qenë për shkak të analizimit të “marrëzirave të politikanëve”.

Shkak për videon është paraburgimi i një nga anëtarët e tyre, Toni Mitreski – Severot, për shkak të sulmit të personit zyrtar gjatë detyrës zyrtare. Ky person, sipas Fejsbuk adresimit të Grozdanovski, vetëm e ka mbrojtur Kushtetutën, ndërsa tjerët janë fshehur.

Në këtë video, Civili konstaton gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime të hapura për jetën e kryeministrit Zoran Zaev, por dhe ndaj tjerëve, përfaqësues të paemëruara të pushtetit dhe “ të gjithë liderëve politikë”.

“Në asnjë mënyrë mos luani me Vëllazërinë Krishtere. U them dhe i qëndroj fjalës. Zaev, dy herë të kam pasur në dorë, dy herë qëllimisht të lëshova. Mos prek te asnjë vëlla timin për nga feja... Dy herë të kam lëshuar, nëse nuk më beson, pyeti njerëzit e tu në DSK. Herën e parë në Makedonski Brod, herën e dytë në Jasen dhe Kozjak... Dy herë kisha mundësi ta ndezi Maqedoninë, por u tërhoqa sepse kam dhënë fjalë: Nuk ngriti pushkë ndaj asnjë Maqedonasi... Asnjë njeriu tim, vëllai nga feja, të betuar në vend të shenjtë, mos i lësho paraqitje dhe ti kanosesh se do ta dënosh ose, mos dhashtë Zoti, ta burgosësh... Pasha një kryq e fe, do të humbeni edhe ti edhe LSDM edhe DPMNE dhe të gjithë liderët në Maqedoni... Unë jam Zharko Grozdanovski. Djalë, ti je tradhtar!”, është një pjesë e fjalimit të publikuar në Fejsbuk faqen e Vëllazërisë Krishtere.

Mbetet e hapur pyetja, a i ka pasur Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim të njohura planet për likvidim të kryeministrit Zoran Zaev dhe liderët tjerë politikë. Përveç se duhet të pritet zgjidhje policore-ligjore e këtij rasti, institucionet duhet t’i përgjigjen pyetjes se sa këto kërcënime janë serioze dhe pse deri tani nuk janë ndërmarrë mara përkatëse sigurie – thuhet në reagimin e Civilit.

Ekipi i Civilit për komunikime

This post is also available in: MacedonianEnglish