CIVILI I HAPI TË GJITHA KANALET PËR KOMUNIKIM ME OPINIONIN DHE POLITIKANE(Ë)

CIVIL – Qendra për Liri angazhohet për komunikim të hapur me të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet vendore, kandidatët për kryetarë komune dhe bartësit e listave, kandidatët e pavarur dhe përfaqësuesit e partive politike. Në këtë kuptim, organizata është e hapur për takime me të gjithë pjesëmarrësit në garën zgjedhore, për vërtetimin e gjendjes së deritanishme të procesit zgjedhor dhe për këmbimin e informatave dhe rekomandimeve për zbatimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale.

Si organizatë e cila investon shumë në vëzhgimin zgjedhor dhe në zbatimin e zgjedhjeve të lira, CIVILI është çdo herë i hapur për bashkëpunim, ndërsa informatat të cilat i ka në dispozicion, janë në qasje për të gjitha palët e përfshira në zgjedhje.

Gjatë javës së kaluar, një takim të këtij lloji kërkuan përfaqësues të LSDM në të cilën u diskutua për procesin zgjedhor, për sfidat dhe pritjet ndërsa u këmbyen edhe rekomandime të duhura për zgjedhje të lira.

CIVILI është në dispozicion për pyetje të ndryshme, konsultime dhe informata, së pari për qytetare(ë)t, por edhe për partitë politike dhe kandidatët e pavarur.

Kontakte: 02/ 5209 176, [email protected]

This post is also available in: Macedonian