CIVILi në mënyrë intensive do të vazhdoj me aktivitetet në terren. Gjatë ditës së nesërme ekip nga CIVILi do ta vizitoj rajonin e Vardarit dhe Tikveshit.
Qëllimi i këtyre vizitave është promovim i projektit “Ardhmëri e gjelbër” të cilin CIVILi e zbaton në bashkëpunim me Hajnrih Bell – Sarajevë.
Në orët e paradites CIVILi do t’i vizitoj komunat Gradsko dhe Rosoman, ndërsa në orët e pasdites qytetaret dhe qytetarët e Negotinës dhe Kavadarit do të kenë mundësi të njoftohen më tepër me qëllimet e projektit.
Në info-stëndët qytetare(ë)t e këtyre katër komunave në komunikim të drejtpërdrejtë me ekipin e CIVILit do të mund t’i ndajnë idetë dhe mendimet e tyre për drejtësinë sociale, vlerat e gjelbra dhe antinacionalizmin, por edhe se si ata janë të lidhura dhe ndikojnë në ndryshimet shoqërore.
Nga CIVILi i ftojnë të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar, të cilët dëshirojnë t’i ndajnë mendimet e tyre në këta tema dhe kanë ide se si të kontribuojnë për Ardhmëri të gjelbër, të shkruajnë porosi në fejsbuk faqen e organizatës. Ekipi i CIVILit është vazhdimisht i hapur për komunikim të drejtpërdrejtë në info-stendët e numërta në Shkup dhe nëpër tërë shtetin. Më tepër informata rreth aktiviteteve të CIVILit mund të gjeni këtu.
Ekipi i CIVILit për komunikata
This post is also available in: MacedonianEnglish