Civili me “Termini im” për zgjedhje të lira

Civili është me dyer të hapura për qytetaret/ët, si gjithmonë. Për çfarë bëhet fjalë?

Marrëveshja politike për tejkalimin e krizës politike në Republikën e Maqedonisë parashikon sigurimin e kushteve minimale për zgjedhje të lira në vitin 2016. Negociatat e partive politike udhëheqëse, me ndërmjetësimin e ndërmjetësuesit ndërkombëtar Piter Vanhaute janë vështirësuar dhe imponojnë më shumë pyetje dhe mëdyshje sesa përgjigje.

moj terminCIVIL – Qendra për Liri, fillon me “Termini im”, të hapur për mediet dhe qytetaret dhe qytetarët e interesuar. Në të do të lëshojmë receta, pikëpamje, njohuri dhe qëndrime për procesin politik dhe negociatat në kontekstin e procesit zgjedhor, si dhe për aktivitetet projektuese të Civilit.

E caktojmë “Terminin tim” të parë në hapësirën e Civilit, të premten, më 9 tetor, nga ora 12 deri në ora 14. Urdhëroni!