Shkelja e vazhdueshme dhe sistematike e të drejtave dhe lirive të njeriut, politikat e këqija në sferën e drejtësisë sociale, varfëria në rritje, mosfunksionimi i sindikatave të cilat duhet t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve, keqpërdorimi i çështjeve sociale në kontekst zgjedhor dhe politik, është “traditë” e cila ka rrënjë të thella në Republikën e Maqedonisë. Maqedonia është vend i errët për jetesë. Si i tillë, vendi ynë e pret edhe këtë 20 shkurt, Ditën botërore të drejtësisë sociale.Drejtësia sociale është lartë në agjendën e CIVIL-Qendrës për Liri. Kjo i përfshin edhe angazhimet për respektimin e të drejtave punëtore, por edhe për mbrojtjen e kategorive tjera sociale të margjinalizuara dhe të rrezikuara të qytetareve dhe qytetarëve. Një numër i madh i njerëzve për çdo ditë përballen me diskriminim dhe shkelje të të drejtave sociale, në një sistem tepër të korruptuar që është në bashkëpunim me sundimin kriminel në të cilin viktimizohen pikërisht të varfrit dhe të padrejtësuarit.
Dita botërore e drejtësisë sociale i kushtohet promovimit të orvatjeve dhe angazhimeve për trajtim të varfërisë, përjashtimit social dhe ekonomik, dhe papunësisë.
Kuvendi i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara vendosi që, më 26 nëntor të vitit 2007, data 20 shkurt të shënohet si ditë e kushtuar zhvillimit social, solidaritetit, barazisë dhe harmonisë si vlera themelore në arritjen e drejtësisë sociale, gjegjësisht “shoqëri për të gjithë” dhe mundësi të barabarta për secilin. Me shënimin e kësaj dite, bashkësia ndërkombëtare dhe vendet anëtare të KB u obliguan se do t’i rrisin tentimet e veta në çrrënjosjen e varfërisë, promovimin e punësimit të plotë, barazisë gjinore dhe qasjes ndaj mirëqenies sociale dhe drejtësisë për të gjithë.
Hulumtimet dhe analizat që Civili i ka zbatuar me projektin “Drejtësi sociale tani!” dhe “Premtime dhe keqpërdorime”, si dhe përkushtimi i për zbardhjen publike të padrejtësive sociale, tregojnë për faktin se keqpërdorimi i çështjeve sociale në Maqedoni rrjedh prej robërimit të shtetit dhe manipulimeve në luftën për fuqi.
Për fat të keq, me thellësimin e krizës politike në vend, mund të përfundohet se Maqedonia ditë e më shumë fundoset në varfëri, por edhe përjashtim total të grupeve të rrezikuara sociale të qytetareve dhe qytetarëve.
Civili angazhohet për drejtësi sociale dhe vite me radhë del në publik me kërkesa për zgjedhje efektive dhe të shpejtë të problemeve në këtë lëmi, përmirësimin urgjent të politikave sociale, dhe i fton të gjitha partitë politike, institucionet dhe rregullatorët, të çlirohen nga shtrëngimet partiake dhe të reagojnë me kohë për keqpërdorimet e drejtësisë sociale.
Civili u drejtohet edhe qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që të mos frikësohen dhe me guxim dhe lirë të flasin për problemet e tyre, dhe publikisht të luftojnë për të drejtën e garantuar kushtetuese për jetë dinjitoze.
This post is also available in: MacedonianEnglish