Dita Ndërkombëtare e Paqes: CIVILi bën thirrje për unitet botëror në luftën për paqe

CIVIL- Qendra për Liri, që nga themelimi i organizatës në vitin 1999, në vizionin dhe misionin e saj e promovon paqen dhe demokracinë, botë në të cilët njerëzit do të jetojnë në paqe dhe dinjitet. Në themelet e saj, organizata ka inkorporuar  përkushtimin pa kompromis për një shoqëri ku të drejtat dhe liritë e njeriut do të respektohen plotësisht, kulti i armëve dhe i dhunës do të tejkalohet, dhe diskriminimi, pabarazia, urrejtja, paragjykimi, nacionalizmi do të jenë vetëm një episod i errët i të kaluarës.

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve, anëtarëve, mbështetësve, aktivistëve, vullnetarëve, si dhe shoqatave qytetare, subjekteve politike, t’u bashkëngjiten të gjithë njerëzve paqedashës anembanë botës në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes.

Dita Ndërkombëtare e Paqes këtË viti na kujton se sa lehtë mund të prishet dhe shkatërrohet  paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës destabilizon paqen botërore përmes dhunës së pamasë, mohimit të së drejtës së ekzistencës mbi çdo bazë dhe me qëllimin e qartë për të shfarosur kombin ukrainas.

Agresioni ushtarak kundër Ukrainës, por edhe të gjitha konfliktet ushtarake dhe të tjera në botë, bëjnë thirrje për bashkim dhe mbrojtje të së drejtës për jetë paqësore dhe dinjitoze në shoqëritë demokratike dhe të drejta ku përçarja, urrejtja, dhuna, lufta për pushtet dhe autoritet në llogari të jetës dhe dinjitetit njerëzor, do të bëhet një gjë e të kaluarës.

Me mbështetje të fortë për Ukrainën dhe kombin ukrainas, CIVILi bën thirrje për unitet botëror në përpjekjet për t'i dhënë fund agresionit rus, dhe për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në Ukrainë. Qofshin të fundit shumë jetë të humbura njerëzore, që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin që sjell lufta.

CIVILi është me qëndrim se paqja, liria dhe barazia janë vlera për të cilat aspirojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, si dhe institucionet e saj demokratike. Ne të gjithë duhet t'i vlerësojmë dhe promovojmë ato vlera së bashku në baza ditore. Me kultivimin e multikulturalizmit përballë konflikteve ndëretnike, promovimi i angazhimeve ndaj vlerave evropiane dhe të gjelbra, përballë narrativave nacionaliste, dezinformatave dhe propagandës. së bashku do ta fitojmë betejën për një shoqëri demokratike dhe të drejtë.

This post is also available in: English