Do të përgjigjeni për çdo fjalë urrejtjeje, për çdo gënjeshtër dhe shpifje

CIVIL – Qendra për Liri me vite përballet me presione të ashpra dhe fushatë të zezë, të cilat kanë për qëllim ta fshehin të vërtetën për gjendjen e rëndë të të drejtave të njeriut për të cilat organizata jonë vazhdimisht informon me vite. Ky adresim është deri te të gjithë ata, të cilët me veprimet e tyre tentojnë ta dëmtojnë  reputacionin dhe besimin e plotë të opinionit, të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ndaj Civilit. Sot ju drejtohemi drejtpërsëdrejti dhe publikisht, jo vetëm pse këto fakte  dhe qëndrime nuk janë të njohura, por me qëllim që edhe ata t’i përkujtojmë se nuk do t’i harrojmë veprat e tyre kundër demokracisë, të drejtave të njeriut dhe kundër dinjitetit të një numri të madh të njerëzve në vendin tonë.

Civili dënon çdo veprim të shkeljes së ligjeve dhe Kushtetutës, çdo lloj gjuhe të urrejtjes, gënjeshtra dhe shpifje, qoftë  edhe nëse bëhet fjalë për Presidentin e Maqedonisë,cilit do lideri të partisë ose medias. Këtë e kemi dëshmuar shumë herë deri tani dhe do të vazhdojmë në këtë mënyrë. Kjo nënkupton edhe secilin që ka relacion me Civilin, qoftë  ai udhëheqës, anëtar, bashkëpunëtor, mbështetës ose vëzhgues.

Të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Të gjithë trajtohen në mënyrë të barabartë edhe para Statutit edhe para Kodit të Civilit.

Këtë e dinë të gjithë qytetaret dhe qytetarët e Maqedonisë, madje edhe ata për të cilët mendoni se i keni bindur për gënjeshtrat të për cilat duhet t’i mbrojnë pronarët tuaj.

E dimë se demokracia, liria e shprehjes, sundimi i të drejtës dhe barazisë për ju janë të huaja, mirëpo ne do të mbetemi të përkushtuar ndaj promovimit dhe praktikimit të tyre.

Përcillni pronarëve tuaj se nuk do të lejojmë ta tërheqin vëmendjen nga përgjegjësia për korrupsionin, mashtrimin zgjedhor dhe për ashpërsinë me të cilën sunduan 11 vite.

Nuk do të arrini t’i largoni sytë e opinionit nga e keqja në të cilën ishit pjesëmarrës si qentë besnikë. Propaganda juaj e vazhdueshme e zezë dhe gënjeshtrat e poshtra, si dhe relativizimi dhe spinet, nuk do t’ju ndihmojnë.  Nuk ka gjë me të cilën do ta zvogëloni dëmin nga i gjithë helmi që e derdhët me vite. I mësuat fëmijët dhe të rinjtë në urrejtje, vulgarizim dhe dhunë, ndërsa tani ulërini.

Po afrohet koha kur do ta korrni atë që e keni mbjellë. Po afrohet koha kur do të shihni se çfarë keni shkaktuar me sjelljen tuaj të papërgjegjshme, të pallogaritshme dhe të keqe.

Ju jeni përfytyrimi i gjuhës së urrejtjes dhe e propagandës së zezë. Ne do t’ju kthejmë me të vërtetën, me profesionalizëm, objektivitet, por edhe me fuqinë e ligjit. I numërohen ditët mbrojtjes që e kishit për shumë vite nga gjykata e kontrolluar.

Do të përgjigjeni për çdo fjalë  urrejtjeje, për çdo gënjeshtër dhe shpifje të cilat i keni publikuar në të gjitha këto vite.

Rroftë liria!

 

This post is also available in: MacedonianEnglish