Ekstremistët duhet të përgjigjen!

Diku me të mirë, diku me thikë! – mesazhi i VMRO-DPMNE  është i qartë dhe e dëgjojmë me muaj. Kjo është thirrje e hapur dhe e drejtpërdrejtë për dhunë ekstreme politike, dhe është vepër penale. Edhe thirrja e fundit e Bashkimit të Forcave të Rinisë të VMRO-DPMNE-së për “projektim të filmit” për Qosen, korrespondon me fjalorin e udhëheqësisë së kësaj partie.

UMS VMRO - Copy

Thirrje e BFR e VMRO-DPMNE

CIVIL-Qendra për Liri, qartë dhe zëshëm, dhe pa mëdyshje i përkujton institucionet se janë të obliguara t’i përgjigjen  nxitjes së urrejtjes dhe mbjelljes së frikës, dhe ekstremizmit të hapur politik, me sanksione përkatëse ligjore. Në të kundërtën, ata do të jenë bashkëpunëtorë në rrënimin kriminel të stabilititetit dhe sigurisë së vendit.

I ftojmë prindërit të jenë të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm, dhe të ndëramrrin çdo gjë që është në fuqinë e tyre që të mos  lejojnë mendjet kriminele t’i kontaminojnë fëmijët e tyre. Është e pakuptimtë që fëmijët të jenë vegla në duart e një grushti kriminelësh. Nuk ka arsye që fëmijët dhe të rinjtë të përfshihen në orvatjet e fëlliqura të strukturave kriminele në ikjen nga përgjegjësia për veprat e tyre.

Prindër, tregoni fëmijëve tuaj se këto struktura nuk zgjedhin mjete që të mbeten në pozitat e tyre të fuqisë. Qëllimi i tyre është të vazhdojnë me eksploatimin e pamëshirshëm dhe përuljen e të vazalëve të tyre besnikë, si dhe të gjithë tjerëve. Tregoni fëmijëve të mundohen të rriten në qytetare dhe qytetarë normalë dhe të përgjegjshëm, dhe jo t’i shërbejnë të keqes.

I bëjmë thirrje policisë të ndërmerr masa maksimale për parandalimin e dhunës e cila mund të del si pasojë nga paraqitjet destruktive të politikanëvë të papërgjegjshëm në publik, ose nga provokimet në rrjetet sociale, mediat dhe iniciativat “qytetare” të tipit “thika të gjata” dhe të ngjashme.

Prokuroria  patjetër duhet të nisë procedura kundër liderëve dhe përfaqësuesve të lartë të partive politike, të cilat në muajt e fundit bëjnë thirrje për dhunë kundër kundërshtarëve politikë dhe nxisin urrejtje pas përkatësisë etnike dhe fetare.

Organizatorët dhe promovuesit e ekstremizmit duhet të përgjigjen, pa marrë parasysh përkatësinë ose pozitën e tyre shoqërore!

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish