Është koha qe njeriu ta ri konsideroj ardhmërinë e vetë

Dita botërore e planetit Tokë, 22 prilli, është rikujtues se kujdesi për shtëpinë e vetme që e kemi në hapësirën duhet të gjithëve të na jetë qëllim primar.

Lufta kundër ndryshimeve klimatike, nga të cilët rreziku është gjithnjë më I madh, në botë shënohet nëpër aksione të numërta dhe ngjarje të vetëdijes publike për mbrojtje të mjedisit jetësorë, mbrojtje të resurseve natyrore të tokës dhe krijimit të shoqërisë të qëndrueshme dhe të shëndoshë për të gjithë.

CIVIL – Qendra për liri veç më ka filluar me projektin “Aksion-Integrim” qëllim i të cilit, ndër tjera është edhe forcimi i vetëdijes publike për pjesëmarrje qytetare, kuptim dhe përfaqësim të vlerave të gjelbërta dhe iniciativa.

CIVILI do të vazhdoj t’i mbroj pozitat e veta të pa kompromista për drejtësi sociale dhe ekologjike në shoqërinë. Fati personal, shëndeti, dinjiteti njerëzorë, të drejtat dhe liritë e njeriut, ndër të cilat është e drejta univerzale e njeriut të jetoj dhe punoj në mjedis të pastër dhe të shëndoshë janë bazat e angazhimeve tona në këtë sferë.

Përfaqësimi, promovimi dhe respektimi i vlerave të gjelbërta janë pjesë e vlerave evropiane. Çdo dit dhe çdokund do të angazhohemi për këta vlera, pa marrë parasysh se vallë aktivitetet dhe projektet tona kanë të potencuar “flamur të gjelbër”.

Vjen koha kur duhet pa anashkalime, me nder dhe hapur, të drejtojmë gishtin ndaj entiteteve të rrejshme dhe hipokrite të cilët vetëm në mënyrë deklarative prononcohen si të gjelbërta dhe kur projektet për qëndrueshmëri janë vetëm zbukurim i politikave eksploatuese dhe anti-ekologjike dhe praksave. Ne u themi STOP keqpërdorimeve. Presim që institucionet dhe shoqëria qytetare fillimisht të mësojnë, dhe pastaj të fillojnë t’i respektojnë vlerat e gjelbërta që janë pjesë nga vlerat civilizuese evropiane dhe botërore.

As planeti Tokë, por as shoqëria jonë nuk munden më të tolerojnë manipulime. Është koha që njeriu përsëri ta ri konsideroj ardhmërinë e vetë dhe të hapëroj ndaj saj. CIVILët veç më hapërojnë ndaj asaj ardhmërie.

This post is also available in: MacedonianEnglish