Samka Ibraimoski nga partia rome PCER, në debatin “Pluralizmi dhe kriza politike" që u organizua nga Civil - Qendra për Liri më 2 shkurt, krahas kritikave të drejtuara ndaj medieve pro-qeveritare, pohon se Romët janë komuniteti më i keqpërdorur në Republikën e Maqedonisë. Ai thotë se zgjedhje mund të ketë vetëm nëse ka regjistrim dhe se për Maqedoninë është më mire të ketë vetëm një njësi zgjedhore.
Në debat morën pjesë 11 udhëheqës dhe zyrtarë të lartë të partive dhe iniciativave politike që nuk janë pjesë e bisedimeve për tejkalimin e krizës politike, të cilët dy orë diskutuan dhe argumentuan për shkaqet dhe zgjidhjet e mundshme të krizës politike në Maqedoni.
[youtube width="600" height="400"]https://www.youtube.com/watch?v=lDazUvV0yUw[/youtube]