Në Zagreb, Kroaci, ka filluar ekspozita rajonale multimediale “Rezistencë, lëvizje, ndryshime: Fragmente nga praktikat artistike dhe aktiviste nga fundi i viteve të tetëdhjeta deri sot”.
Kjo ekspozitë është rezultat i orvatjeve të përbashkëtat artistëve dhe aktivistëve nga hapësirat e më pashme të Jugosllavisë. Janë ekspozuar disa qindra eksponate dhe përmbajtje multimediale që krijojnë një varg kronologjik në zhvillimin e aktivizmit dhe luftës për të drejtatdhe liritë e njeriut, dhe nxitjen e proceseve demokratike përmes prizmës së periudhave të rrezikuara në historinë më të re të Ballkanit.
Ekspozita është pjesë e projektit “RetroAktiva”, të cilin e udhëheq organizata e njohur botërore GONG nga Kroacia, në partneritet me CIVIL –Qendrën për Liri nga Maqedonia, Qendrën për Dekontaminim Kulturor (Serbi), Parlamentin i Helsinkit (Bosnje dhe Hercegovinë) dhe Anima (Mali i Zi), si dhe me fondacionin Solidarna dhe shoqatën Kulturë për ndryshime pranë Qendrës Studentore në Zagreb. Mbështetja financiare vjen nga programi Evropa për qytetarët. Vetë ekspozitën e përgatiti organizata për promovimin e kulturës Kurziv dhe ciceroni Martina Kontoshiq. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 22 prill në Qendrën Studentore në Zagreb.
Civili, si organizatë partnere e GONG, me krenari mund të lajmërojë se Maqedonia është jashtëzakonisht e dukshme në ekspozitën. Mes tjerash, Civili ishte i ftuar të merr pjesë me veprën artistike “Hakmarrja e drurit”, e artistit multimedial Mirosllav Stojanoviq – Shuki, si dhe me një numër të madh të fotografive nga arkivi i Civilit, nga të cilat një numër i madh janë të autores Biljana Jordanovska. Eksponatet nga Maqedonia e pasqyrojnë rezistencën dhe shoqërinë aktive në Maqedoni në vitet e fundit, nëpër prizmën e angazhimeve të organizatës në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Fotografitë përfshijnë fragmente nga protestat e 13 prillit të vitit 2015, pas vendimit të presidentit Ivanov për shfuqizimin e dënimeve, nga gazetaria qytetare si valë e re në mbrojtje të lirive të mediave dhe informimit objektiv, nga Karvani i Lirisë, projekt i Civilit i cili përmes artit dhe kulturës ndikoi në forcimin e vetëdijesimit qytetar në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe nacional.
Në kornizat e programit tërëditor, me performancë të vet u paraqit edhe artistja Boshnjake Elma Selman, me paraqitjen e saj interaktive “Asnjëherë më. Asnjëherë. Përsëri?” (“Never again. Never. Again?”), ndërsa u prezantuan edhe veprat e Niko Autor, Igor Grubiq, Adela Jushiq, Sinisha Llabroviq, Vlladimir Milladinoviq, Albana Muja, dokumentimi i veprave të Sanja Ivekoviq, film nga Natasha Neleviq, dhe grup artistësh.
Veprat ekzistuese në lobin e kinemasë së Qendrës Studentore ishin të shoqëruara me tre produksione tjera, të zgjedhura përmes garave të fondacionit Solidarna dhe shoqatave Kurziv, Domino dhe GONG – veprat e Ivana Amanini “Muret” dhe të Jasna Zhmak “Unë jam ardhmëria”.
Ekspozita u hap njëkohësisht me shënimin e njëzetvjetorit nga formimi i GONG. Me mbështetje nga organizatat partnere dhe bashkëpunëtorët nga rajoni, GONG e shënoi ditëlindjen e vet në shenjë të qytetares/qytetarit.
Në evenimentin tërëditor multimedial u përfshi edhe konferenca rajonale “Në kërkim të qytetares/qytetarit: Udhëtimi në kohë i praktikave aktiviste dhe artistike”.
Para sallës së mbushur në Qendrën Studentore në Zagreb, morën pjesë një numër i madh i folësve në katër panel diskutimet, në mesin e të cilëve ishin edhe liderë të shquar në shoqërinë qytetare nga i tërë rajoni, gazetarë, profesorë universitar dhe artistë, mes të cilëve edhe Dragan Zeliq dhe prof. Zharko Puhovski nga Kroacia, Borka Paviçeviq nga Serbia, Xhabir Deralla dhe Jasmina Gollubovska nga Maqedonia dhe shumë tjerë.
Në ora 20, në sallën gjysmërrethore të Teatrit&TD u shfaq monodrama “Arsimimi pasuniversitar” i Vilim Matulla dhe Sinisha Llabroviq, në regji të Borna Armanini, me muzikë të Igor Pavliq, ndërsa në ora 21 filloi “Dëgjimorja muzikore aktiviste” e Illko Çuliq, e cila u shndërrua në aheng zbavitës i mrekullueshëm deri në ora 3 pas mesnate.
Ekipi i Civilit, Ermin Klimenta, Goran Naumovski, Xhabir Deralla dhe Biljana Jordanovska, partnerëve të tyre në Zagreb u dhanë mbështetje mediatike përmes rrjeteve sociale, fotografive dhe kamerës. Tregimi aktivist dhe artistik nga ky eveniment me të vërtetë i rëndësishëm, do të vazhdojë.
Në periudhën e ardhshme do të publikohen panel diskutimet në tërësi, deklaratat e aktivistëve dhe artistëve, ndërsa në Fejsbuk faqet e GONG dhe Civilit, lexuesit do të munden të informohen më tepër për projektin dhe të ndjejnë një pjesë nga atmosfera përmes foto galerive.
B.J.
This post is also available in: MacedonianEnglish