Karvani i Gjelbër i CIVIL-it niset nga Shkupi

Karvani i Gjelbër i CIVIL-it fillon nga Shkupi më 11 shtator, me një stendë informacioni në sheshin Liria, para shtëpisë së kulturës “Koço Racin” (Shtëpia e ndërtimtarëve), duke filluar nga ora 11 paradite. Deklarata për media është caktuar për në orën 11:30. Qytetarët që do të vizitojnë stendën do të kenë mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe pikëpamje me ekipin e CIVIL-it, dhe në të njëjtën kohë do të jenë në mundësi që të marrin pjesë në video sondazhin: “Pse gjelbër? Shpreh mendimin tënd zëshëm”.

Karvani i Gjelbër i CIVIL-it i përkushtohet  promovimit dhe forcimit të ndërgjegjësimit të publilut  për vlerat e gjelbra, drejtësinë sociale dhe anti-nacionalizmin. Drejtësia sociale dhe anti-nacionalizmi janë pjesë e vlerave evropiane dhe të gjelbra për të cilat CIVIL-i qëndron gjatë 20 viteve të ekzistencës së saj, ndërsa në vitet e fundit edhe në partneritet me Fondacionin Heinrich Bell, selia rajonale e të cilit është në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ekipet dhe aktivistët e CIVIL-it do të udhëtojnë nëpër vend dhe do të mbajnë disa ngjarje në bashkëpunim me komunat dhe organizatat lokale të shoqërisë civile. Punëtoritë me temën “Po vijnë të gjelbrit” do të mbahen në Shtip, Gostivar, Veles, Kavadar dhe Shkup. Do të mbahet edhe një seri takimesh me qytetaret dhe qytetarët në komuna tjera në të gjithë vendin.

Karvani i Gjelbër do të përfundojë me një konferencë kombëtare kushtuar vlerave dhe strategjive të gjelbra, si alternativë e vetme e qëndrueshme për shoqërinë dhe shtetin. Karvani i Gjelbër është pjesë e projektit “Po vijnë të gjelbrit ” i zbatuar në partneritet me Fondacionin Heinrich Bell.

Në fazën paraprake të projektit, u kryen një numër aktivitetesh, duke përfshirë edhe fokus grupet tematike dhe prodhimi mediatik nga të cilat dallohen kolumnat dhe analizat e botuara në platformën mediatike të CIVIL-it, kryesisht në internet portalin Civili i Gjelbër. Përndryshe, Civili i Gjelbër është njësi organizative e CIVIL-it, e cila u themelua nëntë vite pas themelimit të organizatës, në vitin 2009.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish