Disa anëtarë të Civilit këtyre ditëve kanë ngritur një iniciativë interesante të cilën e kemi quajtur “Kërkoj përgjigje!”. Për çfarë bëhet fjalë më saktësisht.
Bëni një video ose selfie në të cilin do të parashtroni pyetje deri te një politikane/politikan ose person publik, e të cilin ne do ta publikojmë në kanalet tona onlajn. Mundet të jeni edhe anonimë, kështu që nuk do ta regjistroni veten, por ndonjë situatë.
Në këtë mënyrë do t’i përkujtojmë politikanët dhe personat publikë se kanë obligim të jenë transparentë dhe të përgjegjshëm. Për arsye se përfaqësuesit e zgjedhur nga populli, si dhe ata në skenën publike, kanë obligim të japin raporte para atyre të cilët i kanë zgjedhur dhe t’u shërbejnë qytetareve dhe qytetarëve të këtij vendi.
Do të thotë, zgjidhni një politikan/politikane, ose person publikë të cilit do t’i kishit parashtruar pyetje. Pyetjet dërgoni në video format (video selfie) në fejsbuk faqen e Civilit (mesazh privat), ose në [email protected].
Në artikujt në të cilat nuk duket fytyra e autorit, nënkuptohet se do të mbetet anonim, kështu që nuk do ta zbulojmë identitetin. Për çdo rast, është e nevojshme ta dimë identitetin tuaj dhe kontaktin, të cilat nuk do t’i zbulojmë.
Ju falënderojmë për interesimin dhe për besimin.
This post is also available in: MacedonianEnglish