CIVIL –Qendra për Liri, në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell, e organizon konferencën “Shoqëria pa kufij” më 13 qershor (e martë), në hotelin City Park, me fillim në ora 12:30. Konferenca i kushtohet pjesëmarrjes qytetare, drejtësisë sociale dhe shoqërisë së qëndrueshme.
Në konferencë janë të ftuar përfaqësues të institucioneve, shoqërisë qytetare, sindikatave, mediave dhe qytetare dhe qytetarë të interesuar.
Në programin e konferencës janë fjalimet hyrëse nga ivana Tufegxhiq, Irena Sterijovska dhe Jasmina Gollubovska, prezentime dhe analiza nga ekipi i Civilit, video projektim dhe fjalime nga të ftuarit në konferencë. Priten fjalime dhe komente nga pëprfaqësues të shoqërisë qytetare dhe sindikatat, si dhe nga pjesëmarrësit tjerë.
Civili e zbaton pilot-projektin “Shoqëria pa kufij” në kornizat e të cilit promovohet Karta Qytetare dhe forcohet vetëdija publike për drejtësinë sociale dhe ekologjinë, përmes evenimenteve publike, anketave dhe produksionit mediatik. Projekti parashikon edhe vendosje të bashkëpunimit mes më tepër organizatave të shoqërsë qytetare në fusha relevante të projektit.
Përmbajtjet mediatike lidhur me projektin mund të gjenden në ueb faqen Green CIVIL dhe në FB faqen Drejtësi sociale tani!
This post is also available in: MacedonianEnglish